Muhammed Ali | E urreja çdo minutë të ushtrimeve, por thosha, “Mos u dorëzo. Vuaj tani dhe jetoje pjesën tjetër të jetës si kampion.” |
Muhammed Ali | Ne kemi vetëm një jetë; së shpejti do të kalojë; vetëm çfarë do të bëjmë për Zotin do të mbetet. |
Muhammed Ali | Boksi është : shumë njerëz të bardhë shikojnë se si dy të zinj rrahin njëri tjetrin. |
Albert Ajnshtajn | U jam falënderues atyre që më thanë jo. Për shkak të tyre po e bëj vetë. |
Albert Ajnshtajn | Personi i cili asnjëherë nuk ka gabuar, asnjëherë s’ka tentuar diç të re. |
Albert Ajnshtajn | Pyetja që ndonjëherë më mjegullon: Jam unë apo të tjerët të çmendur? |
Albert Ajnshtajn | Cilido burrë i cili mund të i grah makinës kujdesshëm duke puthur një vajzë, thjesht nuk i jep puthjes kujdesin e merituar. |
Albert Ajnshtajn | Para Zotit ne jemi njëjtë të mençur dhe njëjtë teveqelë. |
Albert Ajnshtajn | Nuk e di me çfarë armë do të zhvillohet Lufta e Tretë Botërore, por Lufta e Katër Botërore do të zhvillohet me shkopinj dhe gurë. |
Albert Ajnshtajn | Vetëm dy gjëra janë të pa kufij, universi dhe budallallëku njerëzor, nuk jam i sigurt rreth universit. |
Albert Ajnshtajn | E vetmja arsye e kohës është që çdo gjë të mos ndodhë përnjëherë. |
Muhammed Ali | Heshtja është e artë kur nuk keni në mend një përgjigje të mirë. |
Muhammed Ali | Lufta më e vështirë ishte me gruan time të parë. |
Isak Asimov | Njerëzit të cilët mendojnë se dinë çdo gjë janë një bezdi e madhe për ata mes nesh që dinë. |
Napoleon Bonaparta | Mënyra më e mirë për të mbajtur fjalën është të mos e japësh. |
Lao Tzu | Udhëtimi i një mijë kilometrave, fillon me një hap të vetëm. |
Vincent Van Gogh | Gjërat e mëdha bëhen nga një seri gjërash të vogla, që bashkohen. |
Pablo Pikaso | Frymëzimi ekziston, por ai duhet të të gjejë duke punuar. |
Leon Tolstoi | Të gjithë mendojnë të ndryshojnë botën, por askush nuk mendon të ndryshojë vetveten. |
Nelson Mandela | Gjithmonë duket e pamundur… deri kur bëhet. |
Dr. Thomas Fuller | Më shumë ligje, më shumë shkelës. |
Lady Diana | Bëj vetëm atë që të thotë zemra. |
Audrey Hepburn | Jeta ime ishte më shumë se një përrallë. Kam pasur edhe unë momente të vështira, por për çdo vështirësi që kam jetuar, në fund kam marrë një çmim. |
Coco Chanel | Suksesi arrihet më shpesh nga ata që nuk e dijnë se dështimi është i pashmangshëm. |
Ernest Hemingueji | Kuraja është mirësia nën presion. |
Albert Ajnshtajn | Mëso nga e djeshmja, jeto të sotmen, shpreso për të nesërmen. E rëndësishme është të mos ndalesh së pyeturi. |
Marilyn Monroe | Mos pranoni thërrimet. Kemi lindur gra dhe jo milingona. |
Oriana Fallaci | Nuk veprohet drejtë që dikush të të thotë faleminderit, bëhet për principe, për vetveten, për dinjitetin personal. |
Ellen DeGeneres | Ndonjëherë nuk e sheh veten tënde qartë, deri kur e sheh me sytë e të tjerëve. |
Ualt Disney | Të gjithë ëndrrat e tua mund të bëhen realitet, nëse ke kurajën t’i ndjekësh. |
Konfuci | Nuk ka rëndësi se sa ngadalë ecën, sa kohë që nuk ndalesh. |
Winston Churchill | Duhet guxim që të ngrihesh dhe flasësh; por po guxim duhet të ulesh dhe dëgjosh. |
Uarren Buffet | Dikush po rri në hije sot, për shkak se dikush mbolli një pemë shumë kohë më parë. |
Vaibvah Shah | Kurdoherë që shihni një person të suksesshëm, ju shihni vetëm lavditë publike dhe asnjëherë sakrificat private që janë bërë për t’i arritur ato. |
Dr. Seuss | Mos qaj për shkak se mbaroi, por buzëqesh sepse ndodhi. |
Denzel Uashington | Suksesi? Nuk e di se çfarë do të thotë kjo fjalë. Jam i lumtur. Por suksesi, për mua është paqja e brendshme. Është një ditë e bukur për mua. Ky është suksesi. |
Iris Apfel | Nuk shoh asgjë të gabuar në një rrudhë. Është një lloj simboli për guximin. |
Margaret Mazzantini | Është e kotë të merresh me mundësitë që ke humbur. Asnjëherë nuk mund ta dish nëse i ke shpëtuar vdekjes apo ke humbur një jetë të tërë. |
Dorothy Parker | A doni të dini se çfarë mendon Zoti për paranë? Shihni njerëzit të cilëve ua ka dhënë. |
Mark Tuein | Në fillim gjej faktet, pastaj mund t’i shtrembërosh si të duash. |
Mark Tuein | Sekreti i ecjes përpara qëndron tek nisja. |
Xhejms Alen | Për suksesin e vërtetë, bëjini veten këto katër pyetje:Pse? Pse jo? Pse jo unë? Pse jo tani? |
Teodor Ruzvelt | Është e vështirë të dështohet, por më e keqja nga të gjitha është të mos jesh përpjekur kurrë për të patur sukses. |
Çarls O. Finli | Djersa plus sakrificën, është e barabartë me suksesin. |
Beib Rut | Ju thjesht s’mund të mposhtni dikë që nuk dorëzohet. |
Brajan Trejsi | Njerëzit e suksesshëm janë gjithmonë në kërkim të mundësive për të ndihmuar të tjerët, dështakët janë gjithmonë duke pyetur, “Çfarë ka aty për mua?” |
Aristoteli | Ne jemi pikërisht ajo që bëjmë vazhdimisht. Prandaj, përsosmëria nuk është një veprim, por një zakon. |
Martin Luther King Jr | Ngjit shkallën e parë të besimit. Nuk të duhet ta shohësh të tërë shkallën, vetëm ngjit shkallën e parë. |
Tim Blixseth | Shumë ide të mëdha ikin pa u realizuar dhe shumë zbatues të mirë janë pa ide. Njëra pa tjetrën janë të pavlefshme. |
Bono | Bota merr formë më lehtë se sa e mendoni dhe ajo po pret që ju t’i jepni formë. |
Marilyn von Savant | Të mundesh është veçse një gjende e përkohshme. Të heqësh dorë e bën atë të përhershme. |
Winston Churchill | Suksesi është aftësia për të kaluar nga dështimi në dështim pa e humbur entuziazmin. |
Conrad Hilton | Suksesi duket se është i lidhur me veprimin. Njerëzit e suksesshëm janë në lëvizje vazhdimisht. Ata bëjnë gabime por nuk heqin dorë. |
Anonim | Mënyra më e mirë për të parashikuar të ardhmen është ta krijosh atë. |
Winston Churchill | Njerëzit pengohen herë pas herë tek e vërteta, por shumica prej tyre ngrihet dhe vazhdon rrugën sikur të mos ketë ndodhur asgjë. |
Ronald Reagan | Supozohet se politika është profesioni i dytë më i vjetër. Unë kam kuptuar që ai ka shumë ngjashmëri me profesionin e parë më të vjetër. |
Ronald Reagan | Ne nuk mund t’i ndihmojnë të gjithë, por të gjithë mund të ndihmojnë dikë. |
Ronald Reagan | Ne kurrë nuk do të mposhtemi, nëse nuk do të heqim dorë nga Zoti. |
Ronald Reagan | Kur ju nuk mund t’i bëni ata të shohin dritën, bëjini ata të ndjejnë ngrohjen. |
Barack Obamas | Nuk mund të lësh që dështimet e tua të përcaktojnë jetën tënde. Duhet të mësoni nga dështimet. |
Barack Obamas | Për aq kohë sa marrim frymë, ka ende shpresë. |
Barack Obamas | Nëse i vë buzëkuq një derri, prapë derr do mbetet. |
Barack Obamas | Edhe kur të tjerët të godasin në kokë, nuk duhet të ndalosh marshimin. Edhe kur të kthejnë kurrizin, mos ndalo. |
Barack Obamas | Nëse je në rrugën e duhur, bën mirë të vazhdosh të ecësh, kështu do bësh progres. |
Abraham Lincoln | Nuk kanë rëndësi vitet në jetë. Por jeta e kaluar në vite |
Abraham Lincoln | Mënyra më e mirë për t’i shkatërruar armiqtë e tu, është kur i bën ata miq. |
Abraham Lincoln | Mik është ai që ka të njëjtët armiq që ke ti |
Abraham Lincoln | Shmang popullaritetin në qoftë se dëshiron të kesh paqe. |
Abraham Lincoln | Bëhu i sigurt që e ke vënë këmbën në vendin e duhur, pastaj qëndro i palëkundshëm. |
Abraham Lincoln | Njerëzit e thjeshtë në dukje janë më të mirët në botë: kjo është arsyeja pse Zotit ka bërë kaq shumë të tillë. |
Abraham Lincoln | Të gjithë duan të jetojnë gjatë, por askush nuk dëshiron të plaket. |
Abraham Lincoln | Unë eci ngadalë, por unë kurrë nuk eci pas. |
Abraham Lincoln | Është më mirë të heshtësh dhe të mendohet se je budalla se sa të hapësh gojën dhe të heqësh çdo dyshim. |
Abraham Lincoln | Në qoftë se ju doni të provoni karakterin e një njeriu, jepi atij pushtet. |
Abraham Lincoln | Asnjë njeri nuk ka një kujtesë mjaft të mirë sa të jetë një gënjeshtar i suksesshëm. |
Abraham Lincoln | Kushdo që je, ji i mirë. |
Napoleon Bonaparta | Mos e ndërpre kurrë armikun tënd kur është duke bërë një gabim. |
Napoleon Bonaparta | Nuk duhet të luftoni shumë shpesh me një armik, përndryshe do t’jua mësojë të gjitha marifetet e luftës. |
Napoleon Bonaparta | Një lider është një tregtar me shpresë. |
Napoleon Bonaparta | Trimëria është si dashuria; ajo duhet të ushqehet me shpresë. |
Napoleon Bonaparta | Gazetave armiqësore duhet t’iu druhesh më shumë se një mijë bajonetave. |
Napoleon Bonaparta | Nëse dëshiron që gjërat të bëhen mirë, bëji vetë. |
Napoleon Bonaparta | Njerëzit nxiten vetëm nga dy shtysa: frika dhe interesi vetjak. |
Napoleon Bonaparta | Zakonisht betejat i fitojnë ushtarët, gjeneralët marrin lavdinë. |
Napoleon Bonaparta | Dhjetë njerëz që flasin bëjnë më shumë zhurmë se një mijë njerëz që heshtin. |
Napoleon Bonaparta | Mënyra më e sigurtë për të mbetur i varfër është të jesh i ndershëm. |
Jul Cezari | Frikacakët vdesin shumë herë, përpara se t’u vijë vdekja e vërtetë. |
Jul Cezari | Eksperienca është mësuesja e të gjithë gjërave. |
Jul Cezari | Është më mirë të krijosh, se sa të mësosh. Krijimi është esenca e jetës. |
Jul Cezari | Nëse duhet të shkelësh ligjin, bëje për të marrë pushtetin; në të gjithë rastet e tjerë, zbatoje ligjin |
Jul Cezari | Më mirë të jem i pari në një fshat, se sa i dyti në Romë |
Sokrati | Jam më i dituri ndër të gjallët, se e di një gjë, e di se nuk di asgjë. |
Sokrati | Ka vetëm një të mirë: dituria. Dhe vetëm një të keqe: padituria. |
Sokrati | Mos u ngut të zësh miq, por, kur t’i zësh, mos i braktis |
Sokrati | Ai që dëshiron ta ndryshoje botën, fillimisht duhet të ndryshojë veten e tij. |
Sokrati | Martohu, patjetër. Por të ra gruaja e mirë, do të jesh i lumtur; po të ra e keqe, do të bëhesh filozof. |
Albert Ajnshtajn | E vetmja gjë që bie ndesh me diturinë time është arsimimi. |
Albert Ajnshtajn | Për sa i përket përputhjes së ligjeve të matematikës me realitetin, ato nuk janë të sigurta; për sa i përket sigurisë së tyre, ato nuk përputhen me realitetin. |
Albert Ajnshtajna | Çlirimi i energjisë atomike nuk ka krijuar një problem të ri. Ka bërë më urgjente nevojën për të zgjidhur një ekzistues. |
Albert Ajnshtajna | Sekreti i krijimtarisë është të dish të fshehësh burimet. |
Albert Ajnshtajna | Vendose dorën mbi furrë për një minutë dhe të duket si një orë. Ulu pranë një vajze të bukur për një orë dhe të duket si një minutë. Ky është relativitet. |
Albert Ajnshtajna | Nëse faktet nuk përputhen me teorinë, ndrysho faktet. |
Fridih Niçe | Ajo që nuk na vret, na bën më të fortë. |
Fridih Niçe | Mashkulli i vërtetë do dy gjëra: rrezikun dhe lojën. Për këtë arsye ai do gruan, si lojën më të rrezikshme. |
Fridih Niçe | Arma më e mirë kundër një armiku është një tjetër armik. |
Fridih Niçe | Nuk vritet me zemëratë, por me qeshje. |
Mark Tuein | Kujdes kur të lexoni libra shëndeti. Mund të vdisni për një gabim shtypi. |
Mark Tuein | Njeriu që nuk lexon libra të mirë nuk ka asnjë avantazh ndaj atij që s’mund t’i lexojë. |
Mark Tuein | Problemi me këtë botë nuk është se njerëzit dinë shumë pak, por se dini kaq shumë gjëra që s’qëndrojnë |
Mark Tuein | Është shumë e lehtë ta lësh duhanin. Unë e kam bërë me qindra herë. |
Mark Tuein | Blini tokë. Askush s’e prodhon më. |
Mark Tuein | Nga të gjitha gjërat që kam humbur, më ka marrë malli më shumë për mendjen. |
Volteri | Triumfi i vërtetë i arsyes është se ne aftëson të vazhdojmë rrugën me ata që nuk e kanë. |
Volteri | Qeveritë duhet të kenë edhe barinj edhe kasapë. |
Volteri | Kur bëhet fjalë për paratë, të gjithë kanë të njëjtën fe. |
Volteri | Paragjykimet janë ato që budallenjtë përdorin për arsye. |
Volteri | Nëse Perëndia nuk do të ekzistonte, do të ishte e nevojshme ta shpiknim. |
Volteri | Çdo njeri është fajtor për të gjitha të mirat që s’ka bërë. |
Winston Churchill | Gënjeshtra ka bërë gjysmën e rrugës rreth e qark botës, kur e vërteta sapo është nisur. |
Winston Churchill | Është thënë se demokracia është forma më e keqe e qeverisjes, përveç gjithë të tjerave që janë provuar. |
Winston Churchill | Argumenti më i mirë kundër demokracisë është një pesë-minutësh muhabet me një votues të zakonshëm. |
Winston Churchill | Politika është aftësia për të parashikuar atë që do të ndodhë nesër, javën tjetër, muajin tjetër dhe vitin tjetër. Dhe të kesh aftësinë që më pas të shpjegosh pse nuk ndodhi. |
Winston Churchill | Më pëlqejnë shumë derrat. Qentë na shohin me sy ngritur. Macet na shohin me sytë poshtë. Derrat na konsiderojnë si të barabartë. |
Winston Churchill | Në luftë mund të vritesh vetëm një herë, por në politikë shumë herë. |
George Carlin | “Pa koment” është një koment. |
George Carlin | Nëse një person buzëqesh gjatë gjithë kohës, me siguri po shet diçka që s’punon. |
George Carlin | Azia: Katër shkronja të vogla, tre miliardë njerëz të vegjël. |
George Carlin | Unë nuk i dalloj ngjyrat. Njerëzit më thonë se jam i bardhë dhe unë u besoj, sepse policët më thërrasin “zotëri”. |
George Carlin | Nëse një grua ju thotë se është njëzet dhe duket gjashtëmbëdhjetë vjeç, është dymbëdhjetë. Nëse ju thotë se është njëzet e gjashtë dhe duket si njëzet e gjashtë, është afër të dyzetave. |
George Carlin | E gjithë bota çmendet kur reperi më i mirë është i bardhë, lojtari më i mirë i golfit është i zi, më i gjati në “NBA” është kinez, zviceranët fitojnë Kupën e Botës, Franca akuzon SHBA-në për arrogancë dhe Gjermania s’do të shkojë në luftë. |
Benjamin Franklin | Nëse do të kuptosh të metat e një vajze, lavdëroje tek shoqet. |
Benjamin Franklin | Ka vetëm tre miq besnikë, një grua e vjetër, një qen i vjetër dhe para në dorë. |
Benjamin Franklin | Eksperienca është një mësuese e dashur dhe vetëm budallenjtë mësojnë nga gjëra të tjera. |
Benjamin Franklin | Tragjedia e jetës është se plakemi shpejt dhe bëhemi të urtë shumë vonë. |
Benjamin Franklin | Miqtë, ashtu si peshku, fillojnë t’u vijë erë pas tri ditëve. |
Benjamin Franklin | Bëjini sytë katër para martese, dhe mbajini gjysmë mbyllur pas martese. |
George Bernard Shaw | Gazetat duket se e kanë të pamundur të diskriminojnë mes një aksidenti me biçikletë dhe kolapsit të një qytetërimi. |
George Bernard Shaw | Kërcimi: Shprehja vertikale e një dëshire horizontale të legalizuar nga muzika. |
George Bernard Shaw | Sikur të gjithë ekonomistët në botë të ishin vënë njëri pas tjetrit, nuk do të arrinin asnjë konkluzion. |
George Bernard Shaw | Rregulli i artë është se nuk ekzistojnë rregullat e arta. |
George Bernard Shaw | Një jetë e kaluar me gabime jo vetëm që është më e ndershme, por më e vlefshme se një jetë e kaluar duke mos bërë asgjë. |
George Bernard Shaw | Koha është një mësues i mirë, por i vret të gjithë nxënësit e saj. |
George Bernard Shaw | Martirizimi është e vetmja mënyrë si një njeri mund të bëhet i famshëm pa aftësi. |
Platoni | Ky qytet është ai që është sepse qytetarët tanë janë ata që janë. |
Platoni | Kurajoja është të dish se çfarë mos të kesh frikë |
Platoni | Vlera e një burri është ajo që bën me pushtetin. |
Platoni | Vëmendja ndaj shëndetit është pengesa më e madhe në jetë. |
Platoni | Mund të zbulosh më shumë për atë person në një orë lojë se në një vit bisedash. |
Bill Gates | Jeta nuk është e drejtë, duhet të mësoheni me të. |
Bill Gates | Bota nuk do të kujdeset për vlerësimin tuaj personal. Bota pret që ju të bëni diçka, përpara se të ndjeheni mirë me veten. |
Bill Gates | Ju nuk do të fitoni sapo të mbaroni shkollën, menjëherë për punën që bëni, 60.000 dollarë në vit. Ju nuk do të bëheni as menjëherë, sa të mbaroni shkollën, zëvendëspresident i firmës me telefon në makinën tuaj. Ju do t’i fitoni me shumë mundim të dyja. |