Audi R8 e re përshkon 0-100 km/h në 3.2 sekond

Kanë kaluar dy muaj që kur Audi prezantoi modelin e 2019-ës të Audi R8 dhe titullin e ri “Performance” për të zëvendësuar atë “Plus.”

Me emrin e ri vinë edhe risi për super makinën Gjermane kur flasim për performancën në pistë.

Teknologjia e amortizimit të R8-ës është përmirësuar dhe modalitetet e drejtimit janë diferencuar akoma më tutje.

Versioni Performance vjen me tre të tilla në kushtet të ndryshme të motit: thatësirë, lagështirë dhe dëborë.

Motori gjithashtu prodhon 612 kuaj fuqi, një rritje me 9 kuaj fuqi për bllokun 5.2-litër V10.

Këto ndryshimi bëjnë që makina të përshkojë 0-100 km/h në 3.2 sekonda siç mund ta shikoni edhe në video.