Izraeli dhe SHBA largohen nga UNESCO

Marrëdhëniet jo të mira mes Izraelit dhe UNESCO-s morën fund me përfundimin e vitit 2018. Edhe SHBA-ja ka ndjekur shembullin e Izraelit, duke e lënë Organizatën Arsimore, Shkencore dhe Kulturore të Kombeve të Bashkuara (UNESCO), të cilën Uashingtoni e ka akuzuar për paragjykimeve ndaj Izraelit.

“Për fat të keq, UNESCO ka bërë diskriminim sistematik kundër Izraelit. UNESCO është duke u përdorur për të rishkruar historinë nga njerëzit që e urrejnë popullin hebre dhe shtetin e Izraelit”, tha një zyrtar i Ministrisë së Jashtme.

SHBA dhe Izraeli kanë bërë të ditur në vitin 2017, por sipas statutit të UNESCO-s, tërheqjet hyjnë në fuqi një vit më vonë, në këtë rast me 31 dhjetor 2018.