Haradinaj kërkon nga Wieland përkrahjen e Gjermanisë për vizat

Muhamed Shehu (Photo)
Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, ka pritur në takim zëvendëspresidentin e Parlamentit Evropian, Rainer Wieland.

Haradinaj pas takimit me zëvendëspresidentin e Parlamentit Evropian, Rainer Wieland, në një konferencë për media, ka deklaruar se kërkuar përkrahjen e Gjermanisë për procesin e liberalizimit të vizave.

“Në këtë takim biseduam edhe për vizat, dinamikat e mundshme të këtij procesi. Për mua është me rëndësi përkrahja e Gjermanisë”, ka thënë Haradinaj.