Microsofti lanson një super aplikacion për telefonat Android

Microsoft ka lansuar një super aplikacion gjatë ditës së djeshme së bashku me përditësimin e madh të Windows 10.

I thirrur përditësimi Tetor 2018, është një nga më të mëdhenjtë të Microsoftit, ku përfshihet edhe ky aplikacion i ri i quajtur “Your Phone” (telefoni juaj), i cili i lejon përdoruesit e smartfonëve me Android t’i lexojnë mesazhet e të shohin fotografitë nga kompjuterët me sistemin Windows 10.

Ky aplikacion punon nëpërmes Wifi-it, kështu që tani përdoruesit nuk kanë nevojë që të lidhin smartfonët me kabllo për t’i parë fotot e mesazhet në kompjuterë.

I vetmi kusht që kjo të funksionojë është që smartfoni të ketë Androidin nga 7.0 e më të ri.

Dhe jo vetëm kaq, Microsoft ka përdorur këtë konferencë për të lansuar edhe një tipar të ri, i cili i lejon përdoruesit e telefonave me Android që ta ‘klonojnë’ atë në kompjuterët dekstop e të përdorin aplikacionet që kanë në telefon nga kompjuteri.

Ky aplikacion tani për tani bënë vetëm në smartfonët me Android, ndërsa më vonë pritet të lansohet edhe për iOS.