A e dini se çfarët thotë shkenca për akupunturën?

A shërben për ndonjë gjë akupuntura? Ka disa përgjigje. Ajo këshillohet për:

Parandalimin e migrenës. E shoqëruar me trajtimin redukton frekuencën, ka edhe një efekt sugjestinues.

Për nauzetë dhe të vjellat nga kimioterapia. Edhe pse është një efekt placebo, pacientët kanë arritur të reduktojnë disa nga simptomat e lidhura me trajtimet onkologjike.

Nauzetë tipike postoperatore. Vendosja e gjilpërave lehtëson shqetësimet kur krahasohet me akupunturën e simuluar.

Mungojnë të dhëna, studime dhe nuk ka mjaftueshëm evidenca për raste të tilla si:

Osteoartritin. Një eksperiment solli evidenca të ulura në lidhje me efektet në nivel fizik, por jo atë mendor.

Paralizën e Bellit. Cilësia e eksperimenteve është e papërshtatshme dhe kërkon më shumë hulumtime për të mbërritur në këtë përfundim.

Demencën vaskulare. Nevojiten studime të kontrolluara me placebo.

Skizofreninë. Mund të ketë efekt antipsikotik, por nevojiten studime më të mëdha dhe më cilësore.

Në vendosjen e anestezisë tek fëmijët. Mund të ulë ankthin, por mungojnë studime më të gjera.

Në dhimbjen e tensionuar të kokës. Studime shtesë mund të konfirmojnë, nëse është e efektshme për të trajtuar cefaletë.

TDAH tek fëmijët dhe adoleshentët. Jemi në pritje të studimeve për të gjetur përdorim tek këta pacientë.

Miopia infantile. Të dy eksperimentet nuk dhanë benefite për të ngadalësuar progresin e miopisë tek fëmijët.

Aciditeti tek shtatzania. Mund të ndihmojë në gjumë dhe ngrënie, por nuk ka të dhëna për këtë lloj shqetësimi.

Depresioni. Reduktimi i ashpërsisë është i dyshimtë dhe risku i episodeve nuk është i qartë.

Dhimbje menstruale. Pati shtrembërime të testeve, inkoherencë dhe pamjaftueshmëri informacioni.

Dispepsia funksionale. Edhe pse ka rezultate pozitive nuk ka studime të qëndrueshme mbi të.

Induksion të procesit të lindjes. Përmirëson pjekurinë cervikale, por nevojiten studime më të mira.

Për eneurezën.E sigurt, por pa evidenca të qarta.

Inkontinencën urinare. Efekti është i sigurt, por mungojnë të dhëna krahasuese me ilaçet.

Nuk rekomadohet për.

Fekondimin në vitro; nuk përmirëson asgjë, nuk duhet të përdoret rutinë si shtesë e trajtimit të fertilitetit. Artritin reumatoid, sindromën e zorrës së irrituar, pagjumësinë, glaukomën, rehabilitimin e dëmtimit cerebral traumatik.

Nuk duhet të përdoret kurrë…

Epilepsinë; të dhënat aktuale duke u nisur nga ato pak studime dhe me risk nuk e bëjnë të rekomandueshme. Autizmin; studimet e realizuara deri më tani nuk e rekomandojnë dhe nuk duket efektive. Encefalopatinë hipoksikoiskemike neonatale; nuk rekomandohet tek neonatët, opsionet e trajtimit efektiv janë të kufizuara. Ndrydhje të kyçeve të papritura tek të rriturit; uk përbën një mbështetje të besueshme as vetë, as e kombinuar me zgjidhje të tjera kirurgjikale. Simptoma e gojës së tharë; nuk ka efekt.

Burimi / bota.al