Luka Modriq shpallet futbollisti më i mirë në botë

Mesfushori Luka Modriq është shpallur futbollisti më i mirë në botë për vitin 2018.

Ylli i Real Madridit fitoi Ligën e Kampionëve me skuadrën e tij dhe udhëhoqi Kroacinë drejt suksesit historik në Botëror.

Në ceremoni, Modriq ka falënderuar bashkëlojtarët e klubit dhe kombëtares për ndihmën, për të cilët ka thënë se pa të nuk do të arrinte këtë sukses.

Modriq u zgjodh më i miri përmes votave të tifozëve, të mediave, përzgjedhësve dhe kapitenëve të kombëtareve.

Në garën për më të mirin, Modriq mposhti Cristiano Ronaldon dhe Mohamed Salahun.