UEFA Liga e Kombeve: Gjithçka që duhet të dini për kompeticionin më të ri evropian

Kompeticioni më i ri, Liga e Kombeve, fillon këtë javë pas Kampionatit Botëror në Rusi, i cili kaloi me përplot befasi.

Në këtë artikull, mund t’i gjeni të gjitha detajet që duhet t’i dini rreth Ligës së Kombeve, garë e cila fillon këtë javë.

Çfarë është Liga e Kombeve?

Kjo garë përbën 55 Kombëtare nga UEFA dhe me një fjalë, kjo do t’i zëvendësojë miqësoret e rëndomta.

kombi 300x169 - UEFA Liga e Kombeve: Gjithçka që duhet të dini për kompeticionin më të ri evropian

Kur fillon edicioni i parë i LK?

Kjo garë starton në shtator dhe vazhdon më tej tetorit dhe nëntorit. Ndërsa, finalja zhvillohet në qershor të vitit të ardhshëm.

Formati i kësaj gare?

Kombëtarja e cila përfundon si e para në grup, promovohet në një ligë më të lartë dhe skuadra që përfundon në fund të grupit bie në një ligë më të ulët, përveç më të ulëtës (D), transmeton IndeksOnline.

55 Kombëtaret janë përfshirë në katër liga bazuar në renditjen e tyre aktuale në UEFA dhe secila ligë është e ndarë në katër liga të tjera – A, B, C dhe D – të përbëra nga tre deri në katër skuadra.

liga 300x202 - UEFA Liga e Kombeve: Gjithçka që duhet të dini për kompeticionin më të ri evropian

Mes shtatorit dhe nëntorit skuadrat e secilit kampionat do të luajnë me njëra-tjetrën në shtëpi dhe si mysafir.

Katër skuadrat që fitojnë grupet e tyre respektive të Ligës A do të kualifikohen për fazën e eleminimit direkt – gjysmë finale, finale dhe play-offi për vend të tretë – për të vendosur fituesin e Ligës së Kombeve.

A do të ketë ndeshje eliminatore për Euro 2020 tani?

Po. Shorti për eliminatoret e Euro 2020 do ta ketë një vend në Dublin në dhjetor, teksa të gjitha ndeshjet do të zhvillohen mes marsit dhe nëntorit 2019.

Dy skuadrat e para nga dhjetë grupet automatikisht do të kualifikohen për në kompeticion.

Pra, fituesit e grupeve nga secila ligë – A, B, C dhe D, 16 në total – do të luajnë në kualifikime të play-offit për të zënë katër vendet e mbetura për Euro 2020.

Formati do të jetë ashtu që do të ketë një gjysmë-finale play-offi e përcjellur nga një finale për secilën ligë, me skuadrën fituese nga secila ligë A, B, C dhe D që do të marrin aktër vendet e fundit për Euro./IndeksOnline/

kupa 200x300 - UEFA Liga e Kombeve: Gjithçka që duhet të dini për kompeticionin më të ri evropian