Zvicra me masa të reja kundër sulmeve kibernetike

Qeveria zvicerane të hënën ka publikuar një draft me rreth 100 masa të dizajnuara për të mbrojtur infrastrukturën e mangët kundër sulmeve kibernetike.

Masat vullnetare përfshijnë trajnimet për staf, investim në pajisje për zbulimin e hershëm të krimeve, si dhe furnizim me pajisje kompjuterike të mira mjaftueshëm për këtë gjë.

Ky njoftim vjen vetëm dy javë pasi javorja zvicerane SonntagsZeitung publikoi se rreth kanë qarkulluar online rreth 15 mijë adresa dhe fjalëkalime të punonjësve të qeverisë zvicerane. Po ashtu, pak kohë më parë autoritetet e Zvicrës përfunduan një hetim dy vjeçar në lidhje me një sulm gjigant kibernetik ndaj kompanisë së armëve, nën pronësi qeveritare. Këtu besohet se janë vjedhur 20 gigabajt të dhëna.

Mirëpo, për kritikët këto masa nuk janë të mjaftueshme, pasi sipas tyre do të duhej të kishte raportim të detyrueshëm, dhe jo masa me bazë vullnetare.