Haradinaj e O’Connelli sot nënshkruajnë një marrëveshje të rëndësishme

Kryeministri Ramush Haradinaj dhe ambasadori i Britanisë së Madhe në Kosovë, Ruairi O’Connell, sot në orën 11:00 nënshkruajnë marrëveshjen e mirëkuptimit ndërmjet Qeverisë së Republikës së Kosovës dhe Qeverisë së Mbretërisë së Bashkuar.

Marrëveshja nëshkruhet për rekrutim në pozita të larta drejtuese në shërbimin civil dhe bordeve të ndërmarrjeve publike.

Nënshkrimi bëhet në ndërtesën e Qeverisë së Kosovës.