A e dini se cila është teknika më e fuqishme e manipulimit?

Në filmin “Gaslight”, bashkëshorti qëllimisht ul gazin e ndriçimit, duke i mohuar të shoqes se ka një rënie të dritës, dhe zhvendos objektet e shtëpisë duke e vënë në dukje.

Ky manipulim, që mund të duket ekstrem, kryhet për të shtrembëruar realitetin e personit tjetër. Gruaja e tij përfundon duke ndier një ankth dhe një pasiguri të tillë, saqë ajo beson se është e çmendur.

Nëpërmjet teknikës së ndriçimit të gazit, siç tregohet në filmin me të njëjtin emër, manipuluesi arrin ta bëjë personin tjetër të vërë në dyshim shëndetin e vet mendor dhe aftësive perceptuese.

Viktima nis të besojë se është e çmendur dhe të vërë në dyshim atë që mendon, ndjen, percepton, kujton, beson. Ndjehet konfuze. Nis të vërë në dyshim vizionin e vet të realitetit, të vërtetën e saj. Nëse një person nuk mund të besojë në interpretimin e saj të realitetit, ajo detyrohet të shikojë gjërat vetëm nga pikëpamja e manipuluesit, duke mohuar të vetën, duke ia nënshtruar sensin e saj realitetit, atij të tjetrit.

Ky është një shembull i një prej teknikave më të fuqishme të manipulimit të përdorura nga manipuluesit, narcizistët, sociopatët, psikopatët dhe njerëzit me probleme të mëdha.

Efekti Gaslight ndodh kur manipuluesi mohon të ketë thënë apo bërë, atë që viktima në fakt e kujton mirë, me qëllim që të vërë në dyshim pohimet e saj, deri në pikën që ta bëjë të dyshojë tek vetja.

Përdorimi i gënjeshtrës nga kjo tipologji njerëzish ndodh shpesh.

Të ashtuquajturit njerëzit normalë duhet të bëjnë një sforcim për të gënjyer. Gënjeshtra përfshin një aktivizim të brendshëm fiziologjik (përshpejtimin e rrahjeve të zemrës, ndryshimet në temperaturën e trupit, etj.) Dhe përjetim emocionesh sociale (turp, faj …) dhe më shumë.

Është më e lehtë të gënjesh, për manipuluesit dhe njerëzit shumë narcisistë. Ata shpesh e bëjnë këtë duke ju parë në sy. Ata kanë “avantazhin” që nuk ndiejnë keqardhje apo faj ndaj tjetrit.

Për ata gënjeshtra ose e vërteta provokojnë të njëjtën reagim. Pra, është shumë e lehtë për këta individë që të mashtrojnë të tjerët, për shkak të kësaj aftësie që kanë, për të ruajtur gjakftohtësinë.

Manipulimi mund të zhvillohet me kohën. Janë të identifikuar tre nivele:

NIVELI I PARË

Në këtë fazë është e vështirë të kuptohet se kemi të bëjmë me një subjekt manipulues, pasi manifestimet janë të dobëta dhe të rastësishme.

Megjithatë ndodh që viktima të bjerë në “kurthin e shpjegimit”.

Një shembull mund të jetë ky: Ju jeni në restorant së bashku me një të njohur rishtaz. Ai duket si personi i duhur dhe tregon se ka qëllime serioze. Ndërkohë që jeni në darkë, ju mund të bëni shaka miqësore me kamarierin. Në fund të mbrëmjes, ai ju ngacmon dhe ju akuzon për mungesë respekti ndaj tij, dhe se keni qenë flirtuese gjatë gjithë kohës.

Ju e dini që nuk është e vërtetë, por, duke qenë se nuk doni ta humbni, kapeni në një bisedë të pakëndshme, ku duhet të jepni një mijë justifikime dhe shpjegime. Ndjeheni jo rehat, e mërzitur, e hutuar pasi ai nuk ju beson dhe përpiqet t’ju bëjë të ndjeheni fajtore.

Gradualisht, me përsëritjen e episodeve të ngjashme me këtë, ju gjithnjë e më shumë mendoni se vazhdimisht duhet të kontrolloni atë që bëni ose thoni në shoqëri, për shkak të frikës nga reagimet e tij. I druhesh keqkuptimeve, kufizohesh, nuk shprehesh, del nga vetja.

Mekanizmi i manipulimit fillon ngadalë dhe mund të çojë në abuzime psikologjike dhe fizike.

Manipulatori fillimisht paraqitet si një person i ndjeshëm dhe simpatik, shumë i vëmendshëm ndaj nevojave dhe dëshirave tuaja.

Gradualisht ti e kupton që është një individ shumë egoist. I interesuar për të ushqyer një ndjenjë të zjarrtë të Unit dhe një pozitë pushteti në marrëdhënie.

NIVELI I DYTE

Nëse në fazën e mëparshme reagimet e tij ju shqetësojnë, kur jeni në këtë fazë ju u jepni vlerë reagimee të tij dhe ndjeni nevojë për të fituar miratimin e tij.

Në këtë pikë, nevoja juaj për t’u ndier mirë dhe e denjë për dashurinë është shumë e fortë dhe ai është edhe më i vendosur të tregojë se ka të drejtë. Mund të shfaqen grindjet e para dhe trajtimet e para të bazuara në britma, fyerje ose heshtje të akullta. Duke mos qenë në gjendje të toleroni trajtime të tilla, ju jeni gjithnjë e më shumë të gatshme të bëni dhe të kufizoni vetveten, për t’i dhënë fund kësaj gjendjeje.

Situata bëhet gjithnjë e më e dhimbshme. Ju filloni të konsideroni pikëpamjen e tij si prioritare në krahasim me tuajën, e cila bëhet gjithnjë e më pak e rëndësishme dhe e besueshme.

Ju ndiheni të lodhura, të vetme, të dobëta, të brishta, të pakuptuara. Shpesh e gjeni veten duke e mbrojtur atë me miqtë dhe familjen. Ju kaloni gjithnjë e më pak kohë në aktivitete që dikur ju jepnin kënaqësi.

Ju fajësoni veten se e keni zemëruar dhe përpiqeni të kuptoni se çfarë mund të keni bërë që keni shkaktuar pakënaqësinë e tij.

NIVELI I TRETE

Eshtë më i rëndi. Këtu viktima asimilon tërësisht pikëpamjen e manipuluesit. Ka aq shumë nevojë për dashurinë e tij, për t’u ndjerë mirë me veten, saqë ka hequr krejt dorë nga vizioni dhe autonomia e saj.

Ndjeheni të zhytura në ndjenja faji dhe depresion. Mund të mos ndjeheni e zonja për asgjë të mirë dhe e paaftë të kënaqni partnerin. Merr fajin për agresivitetin e tij, keqtrajtimet që ju bën, apo indiferencën e tij ndaj teje. Ndjen ankth. Nuk di më ç’të bësh.

Mund të kesh sulme paniku dhe simptoma që lidhen me stresin (ankth, takikardi, tensione muskujsh, dhimbje koke, shqetësime gjumi). Sëmuresh shpesh.

Ke humbur krejt kontaktin me veten, dhe të ka humbur busulla e brendshme.

* Edhe pse në artikull manipuluesi shfaqet i seksit mashkull dhe viktima e seksit femër, mund të ndodhë edhe e anasjellta.

Burimi: –  Përgatiti: bota.al