PSG-ja e kërkon Sami Khediran

Paris Saint-Germain (PSG) është vënë pas mesfushorit të Juventusit, Sami Khedira.

gjermani  është në vitin e fundit të kontratës me Juven, ndërsa ardhja e Emre Can mund t’ia zvogëlojë minutat në lojë.

Sipas “Tuttosport”, PSG-ja i ka bërë ofertë Juventusit dhe lojtarit, pasi në Francë afati kalimtar mbyllet më 31 gusht.

PSG-ja e sheh gjermanin si zëvendësim të Adrien Rabiot. Ky i fundit mund të bashkohet me Barcelonën ose në ditët e mbetura, ose në vitin e ardhshëm si lojtar i lirë.

Juve ia ka bërë të çartë francezëve që Khedira nuk është në shitje dhe janë në bisedime për të vazhduar kontratën.