Inzagi: Dua të luaj ende

Filipo Inzagi do të debutojë ditën e sotme si trajner i Bolonjës. Shorti e ka vendosur atë përballë Spalit. Ish-sulmuesi i Milanit njihet për pasionin që ka për futbollin.

Pas një periudhe të suksesshme me Venecian, tashmë italiani është rikthyer të stërvitë në Seria A, pasi më parë e ka bërë me Milanin. “ Spali është një skuadër e mirë. Jemi të vendosur të fitojmë. Dua që lojtarët e mi të luftojnë për çdo top. E dua ende futbollin dhe kam shumë dëshirë të vrapoj dhe të luaj në fushë me skuadrën”, ka deklaruar Inzagi.