Kuriozitete për piktorin Pablo Pikaso

Pablo Pikaso, piktor dhe skulptor spanjoll, konsiderohet si ndër artistët që me mënyrat e tij origjinale në artet plastike në dekadat e para të shekullit të 20-të, ishte përgjegjës për zhvillime të rëndësishme në pikturë, skulpturë dhe artin e qeramikës.

Bashkë me Georges Braque e themeloi Kubizmin. Duke refuzuar të kthehet në Spanjë gjatë regjimit të Frankos, ai e kaloi pjesën më të madhe të jetës në Francë.

Disa fakte për të:

1. Ai lindi para kohe

Pikaso pati një lindje kaq të vështirë dhe ishte një bebe kaq e dobët kur lindi, sa mamia mendoi se mos kishte lindur para kohe. Ajo e la në tavolinë që të kujdesej nëna e tij. Ishte xhaxhai i tij që i vuri emrin Don Salvador, që e shpëtoi. Ai thotë: “Doktorët në atë kohë i thanë se nuk do të mbijetonte, por ai ia doli shumë mirë. I fryva duhan në fytyrë dhe menjëherë ai reagoi”.

2. Fjala e parë: laps

Pikaso duket se ka lindur artist. Fjala e parë ishte laps, “piz”, shkurtimi në spanjisht. Babai i tij, Ruiz, një profesor arti dhe artist, e arsimoi në këtë fushë duke filluar nga mosha 7 vjeçare. Ruiz u zotua se do të hiqte dorë nga piktura, pasi në moshën 13-vjeçare, Pikaso ia kishte kaluar për mjeshtëri.

3. Vizatimi i parë i Pablos

Në moshën 9-vjeçare, Pikaso përfundoi pikturën e parë, “Le Picador”, një burrë që kalëronte një dem. Piktura e parë në moshë madhore quhet “First Communion, ku portretizohet babai, nëna dhe motra e vogël, të gjunjëzuar në altar. Pikaso ishte 15 vjeç kur e përfundoi.

4. Pikaso ishte nxënës i tmerrshëm

Për këtë nuk ka dyshim, Pikaso ishte brilant, nga ana artistike. Ai ishte shumë vite më para se shokët e klasës, edhe pse ishin katër ose pesë vite më të vjetër se ai. Por Pikaso shpesh sillej keq dhe dënohej. Atë e nxirrnin nga klasa dhe e linin të ulur në stol në fund të klasës.

5. Puna e parë e Pikasos

Pikaso e nënshkroi kontratën e parë në Paris me një shitës arti, Pere Menach, i cili ra dakord ta paguante 150 franka në muaj (750 dollarë sot).

6. A e grabiti Pikaso Mona Lizën?

Në të vërtetë, jo, por në vitin 1911, kur Mona Liza u grabit nga muzeu i Luvrit, policia mori shokun e Pikasos, poetin Guillaume Apollinare, në polici. Apollinaire i vuri gishtin Pikasos si të dyshuar, kështu policia e mori në pyetje edhe atë. Të dy më vonë u liruan.

7. Kubizmi: Plot me kuba të vegjël

Në vitin 1009, Pikaso dhe artisti francez, Georges Braque, themeluan lëvizjen e artit, kubizmin. Në të vërtetë, ishte kritiku francez i artit, Louis Vauxcelles, që fillimisht e quajti “kuba të çuditshëm”, pasi vuri re se Pikaso dhe Braque pikturonin piktura “plot me kube të vegjël.

8. Pikaso ishte Don Zhuan

Duke qenë se ishte artist i njohur, Pikaso kishte shumë sukses me vajzat. Në të vërtetë pati shumë të dashura. Ja një liste e shkurtër e më të njohurave. Fernande Olivier, Marcelle Humbert, Marie-Thérèse Walter, Dora Maar, Françoise Gilot.

9. Makina e Pikasos

Kjo nuk është me saktësi makina e tij, por e ka një histori. Para tre vitesh, mekaniku Andy Saunders nga Dorset, Angli, e konvertoi makinën e tij “Citroen 2CV” në një vepër arti të frymëzuar nga Pablo Pikaso. Saunders e quajti makinën “Picasso’s Citroen”, sepse dukej më e bukur nga sa ishte fillimisht.

(Burimi/EkonomiaOnline)