Haradinaj: Hasan Prishtina ishte vizionar i kombit shqiptar

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, ka përkujtuar veprimtarin e çështjes kombëtare shqiptare, Hasan Prishtina, me rastin e 85-vjetorit të vrasjes së tij.

Haradinaj ka thënë se Hasan Prishtina është frymëzues për rrugëtimin e shqiptarëve drejt sukseseve të reja.

“Në 85-vjetorin e vrasjes së tij, me krenari e kujtojmë Hasan Prishtinën, një ndër figurat më të njohura të kombit shqiptar. Hasan Prishtina, organizator i kryengritjeve të pareshtura në Kosovë kundër shtypjes së regjimeve të huaja mbi shqiptarët, i ka dhënë kahje historisë së re dhe përpjekjeve tona për liri e dinjitet. Sot, e nderojmë figurën e vizionarit dhe përndritësit në ballë të kombit, atdhetarit të angazhuar për kauzën e shqiptarëve, shtetin e pavarur dhe të fortë, i cili na frymëzon edhe sot në rrugëtimin tonë prosperues”, ka shkruar Haradinaj në llogarinë e vet në “Facebook”.