Shëndeti dhe mirëqenia e nënave dhe fëmijëve, prioritet i kujdesit shëndetësor

Ministri i Shëndetësisë, Uran Ismaili, ka bërë me dije se gjatë këtij viti janë realizuar mijëra vizita për nëna dhe fëmijë në shtëpi.

Ai ka treguar se ky program tashmë ka arritur që të shtrihet në 14 komuna të shtetit të Kosovës.

Ismaili ka premtuar se shëndeti dhe mirëqenia e nënave dhe fëmijëve do të jetë në qendër të kujdesit shëndetësor.

“Prindërit nuk kanë vendosur ende për emrin e kësaj vogëlusheje të mrekullueshme, por ekipi ynë, motra Nexhipe dhe motra Bajreta tashmë e kanë bërë vizitën e parë në familjen Halimi në Dragash, vetëm dy ditë pas lindjes, për të monitoruar gjendjen e nënës dhe foshnjës. Gjatë këtij viti kemi realizuar mijëra vizita për nëna dhe fëmijë në shtëpi, dhe e kemi shtrirë këtë program në 14 komuna. Shëndeti dhe mirëqenia e nënave dhe fëmijëve do të jetë në qendër të kujdesit tonë shëndetësor, andaj do t’i shtrijmë ato në të gjithë Kosovën”, ka shkruar Ismaili në llogarinë e vet në “Facebook”.