DJALIT 4 VJEÇ IA SHPËTON JETËN KOKA E MADHE!

Djali katër vjeç nga Tajvani datën 23 qershor do ta festojë si ditëlindjen e dytë të tij, dhe për këtë duhet ta falënderojë – kokën e vet të madhe. Nga qyteti tajlandez Pingtung vjen një xhirim i jashtëzakonshëm i shpëtimit të vogëlushit koka e të cilit kishte ngecur në grilat e ballkonit dhe i gjithë trupi i varej në një lartësi mjaftë të madhe, derisa zjarrfikësit luftojnë gjysmë ore të arrijnë deri te ai. Një lëvizje e gabuar dhe djali është i vdekur. Fqinjët xhirojnë, ndërsa prindërit nuk janë askund…

Çfarë ndodhi në të vërtetë? Prindërit e kishin lënë djalin vetëm në shtëpi, dhe vogëlushi duke luajtur, kishte dalë në ballkon dhe kishte rënë. Mirëpo koka i kishte ngecur nëpër grilla dhe çuditërisht ai mbeti i varur në lartësi të madhe. Këtë incident të frikshëm e kishte xhiruar një fqinj, dhe në video shihet se si djali mundohet me të gjitha forcat ta mbajë peshën në kokë, mirëpo së shpejti ai lodhet dhe dukej se do të bie nga lartësia e madhe. Për fat, fqinjët e kishin thirr policinë dhe zjarrfikësit të cilët kishin ardhur në kohë rekorde.

Zjarrfikësit nuk kishin mundur të hyjnë në banesë, prandaj aksioni i shpëtimit u zhvillua nga kati i epërm, mirëpo në tokë para banesës tashmë ishin vendosur jastëkët ajror në rast se djali bie. Megjithatë, një shpëtimtar trim, pas gjysmë ore mundimi arriti deri te djali dhe e shpëtoi.

Në spital janë konstatuar lëndimet e lehta të kokës dhe veshëve të djalit. Së shpejti kishin ardhur edhe prindërit e djalit në spital, të cilët ishin ballafaquar me pyetje të pakëndshme të policëve.

“Babai gjatë gjithë kohës ka përsëritur se fëmijën ishte dashur ta ruaj “tezja”. Mirëpo, kur ishte zgjuar vogëlushi, në banesë nuk ishte askush”, ka në thënë policët tajlandez duke shtuar se prindërit mund të dënohen me gjobë pasi e kanë lënë fëmijën vetëm./Insajderi.com