“Prishtina po e ndihmon Beogradin në ndërtimin e ‘Luginës së Diellit’”

Lagjia “Lugina e Diellit” në Mitrovicën e Veriut, po vazhdon të ndërtohet edhe pse Ministria e Mjedisit ka thënë se nuk ka leje për atë ndërtim.

Profesori universitar, Enver Bytyqi, ka folur për “Bota sot” lidhur me këtë, duke thënë se Beogradin e ndihmojnë në këtë synim e aksion të tijin edhe qeveria e Kosovës, për faktin se institucionet tona nuk kanë qasje në atë pjesë të vendit.

“Beogradin e ndihmojnë në këtë synim e aksion të tijin edhe qeveria e Kosovës. Fakti që në Luginën e Diellit në Mitrovicë bëhen ndërtime pa leje mjedisore të ministrisë përkatëse të Prishtinës, dëshmon se Prishtina, qeveria, parlamenti, agjencitë e zbatimit të ligjit, si dhe presidenti, policia e forcat e sigurisë nuk kanë qasje në atë pjesë të territorit të vendit. Kjo nuk është normale”, ka thënë Bytyqi.

Ai e quan alarmues faktin që disa aksione që I drejton dhe urdhëron presidenti pa dijeninë e kryeministrit për dërgimin e Rosus-ë në Veri përdoren për konsum patriotik e njëkohësisht si maskë për të fshehur një realitet kaq të dhimbshëm në këtë pjesë të Kosovës