Muhammad Ali, histori e shkurtër …

Muhammad Ali “Cassius Marcellus Clay” (17 janar 1942 – 3 qershor 2016), konsiderohet si një ndër boksierët më të mëdhejnë në kategorinë e rëndë të të gjitha kohrave.

Ali sot është i njohur jo vetëm për aftësitë e tija në ring por edhe për vlerat që ai mbështeti: lirinë fetare dhe drejtësinë racore.
Konsiderohet një ndër figurat më të njohura të sportit në 100 vitet e fundit.

Në moshën 22 vjeçare arriti të bëhej kampion i botës në peshat e rënda, në vitin 1964 duke fituar ndaj Sonny Listonit (pak pas asaj ndeshjeje ai u konvertua në Islam).

Ai ishte aktiv prej vitit 1960 deri 1967 dhe prej 1970 deri 1981.
Gjatë karrierës arriti të bëhet boksieri më i mirë në kategorinë e tij, dhe sipas pikëve llogaritur se është boksieri më i mirë i të gjitha kohërave me 1,971 pikë.

Nga 61 ndeshje boksi ai ka arritur 56 fitore (36 me nokaut) dhe 5 humbje.

Nga viti 1967 gjer në vitin 1970 për tri vite me radh iu mor e drejta e boksimit për shkak të refuzimit dhe protestës së tijë që të shkonte në luftë në Vietnam.

Muhammedi u martua katër herë dhe ka nëntë fëmijë: shtatë vajza dhe dy djem.

Thënie nga Muhammad Ali

1.Fluturo si flutur, thumbo si bletë.
2.Nëse mendja ime është e bindur, dhe zemra ime beson, atëherë mund t’ia dal.
3.Jetoje çdo dite sikur të ishte e fundit, sepse një ditë do të kesh të drejtë.
4.Nëse ndonjëherë ëndërroni të me rrihni mua, më mirë zgjohuni dhe kërkoni falje.
5.Lufta ime më e fortë ishte me gruan time të parë.
6.Besoj në fenë Islame. Besoj në All-llahun dhe paqen.
7.Unë ju luta Zotit për pasuri,ai më dhuroi islamin.
8.Kemi një jetë , sëshpejti do të kalojë, çka do të bëjmë për Zotin është e gjitha çka do t’na mbesë.
9.Heshtja është e artë kur nuk mund të mendosh përgjigje të mirë.
10.Ajo çka më mban të eci, janë synimet.

muhammad ali 1024x768 - Muhammad Ali, histori e shkurtër …