Ronaldo: “Në futboll gjithçka është e mundur …

Ronaldo beson se Portugalia mund të shkojë larg në Kupën e Botës.
Kapiteni i Portugalisë, Cristiano Ronaldo, e ka pranuar se kampioni i Evropës nuk është favorit dhe është larg më të mirëve në Kupën e Botës, por ka thënë se në futboll gjithçka mund të ndodhë dhe për të pasur sukses në Rusi, duhet të kthejnë kokën prapa dhe të shikojnë triumfin në Euro 2016.
“E dimë se nuk jemi favorit, duhet të jemi realist, por në futboll gjithçka është e mundur”, tha Ronaldo.
“Duhet të mendojmë ndeshje pas ndeshje. Ndeshja e parë, në fazën e grupeve do të jetë shumë e vështirë, por të gjithë duhet të mendojmë për gjëra të mëdha dhe jam i bindur se do të japim më të mirën”.
“Ajo çfarë mund të them është se do të tentojmë të veprojmë ngjashëm si (Euro 2016), të luftojmë dhe të mbajmë shpresën se në futboll gjithçka është e mundur”, shtoi Ronaldo, reprezentuesi më i mirë i Portugalisë dhe golashënuesi gjithashtu.
“Hap pas hapi do të shohim se çfarë do të ndodhë, se çfarë do të sjellë te ne ky kompeticion. Është privilegj ta përfaqësojmë Portugalinë në këtë garë”.
“Do të japim më të mirën dhe do të shohim se çfarë do të marrim nga kjo”, shtoi mes tjerash Ronaldo.
Portugalia e nis aventurën në Botëror kundër Spanjës me 15 qershor, teksa më pas përballet me Marokun (19 qershor) dhe me Iranin (25 qershor).