Volvo rrit prodhimin e këti modeli (XC40) pas suksesit të madh .

Si asnjëherë më parë një fuoristradë e prodhuar nga Volvo është cilësuar si vetura më e mirë e vitit. Kjo është arritur në 2018-ën falë suksesit të modelit XC40, pasardhëse e XC90 dhe XC60.

Me 325 vota të 58 gazetarëve të specializuar, Volvo XC40 i mori fronin makinës Peugeot 3008, që mbante titullin e makinës më të mirë të vitit 2017.

Por ky nuk është i vetmi benefit për Volvon, pasi tash kompania suedeze e prodhimit të makinave ka shtuar me 80.000, nga shifra që kishte planifikuar, numrin e makinave që do të prodhojë për shitje.

Por duke parë nivelin e lartë të shitjeve, kjo shifër pritet të rritet akoma edhe më tej.

2 1024x502 - Volvo rrit prodhimin e këti modeli (XC40) pas suksesit të madh . 4 - Volvo rrit prodhimin e këti modeli (XC40) pas suksesit të madh .