Akullore e shtëpisë me jogurt …

1
Fillimisht miksojmë ajkën e ëmbël, por jo shumë.

2

Më pas jogurtin dhe kosin i bëjmë bashkë me sheqerin pluhur. Këtë masë e bashkojmë me ajkën e ëmbël.

3

Pastaj masën ndajeni në tre pjesë, varësisht nga përbërësit (frutat, biskotat) që keni ose doni të shtoni tek akullorja.

4

Secilin frut bluajeni veçmas me mikser dore e më pas shtojeni tek ena përkatëse.

5
Pastaj, enët me akulloren e krijuar vendosini në ngrirje të thellë për tre orë.

6

Pas tre orësh, miksojini me mikser edhe një herë.

7
Kështu veproni edhe dy herë të tjera, por miksimin bëjeni çdo dy orë.

8

Në fund ju mbetet që vetëm të kënaqeni me shijen pa aditiv dhe konzervans të kësaj akulloreje të shkëlqyeshme shtëpiake.