Filxhanët “e zgjuar” tregojnë përmbajtjen dhe kaloritë

Pajisjet që lidhen me shëndetin janë të kudondodhura këto kohë, që nga byzylykët e zgjuar deri tek aplikacionet që gjurmojnë ushqimet që konsumoni. Por një pajisje e re, e quajtur Vessyl, pretendon se ka përfshirë teknologjinë që ju duhet në një filxhan.

Produkti mund të identifikojë se çfarë po pini, t’ju tregojë se sa kalori po konsumoni, t’ju lajmërojë për hidratimin tuaj dhe t’ju bëjë me dije se kur duhet të pini sërish.  Çmim prej 59 deri 129 dollarë.