Bateritë e Tesla arrijnë dhe furnizojnë një qytet me energji elektrike

Sistemi i madh i baterive që shërbejnë për parandalimin e çrregullimeve dhe furnizimin me rrymë, si dhe për stabilizimin e sistemit elektro-energjetik, është lëshuar në punë këtë javë në qytetin belg Terhils.

Sistemi përbëhet nga 140 Poëerpack bateri me invertorë të kompanisë Tesla dhe me fuqi të përbashkët prej 18,2 megavat, transmeton kp. Detyra e tyre bazë është të ruajnë energjinë elektrike kur prodhimi është i madh.

Sistemi i baterive duhet të reagojë ndaj ndryshimit të frekuencave të energjisë elektrike në një afat shumë të shkurtër dhe atë 100 herë më shpejtë se sa sistemi klasik që prodhon energji nga karburantet e fosileve.