Mbi një miliard dollarë në vetëm tre gjëra shpenzoi Princi saudit

Gjatë një interviste dhënë emisionit televiziv “60 minutes” që transmetohet në televizionin CNBC, princi saudit Mohammed bin Salman i është përgjigjur shumë pyetjeve duke filluar nga roli i Islamit, të drejtat e grave, arrestimin e dhjetëra princave dhe për pasurinë e tij.

Ai ka pranuar se është i vetëdijshëm që në Arabinë Saudite shumë gjëra u janë ndaluar grave siç janë: shkuarja në kinema, teatër si dhe mohimi që të dëgjojnë muzikë.

Në qershor të vitit të kaluar, ai për herë të parë ka lejuar femrat që të vozisin vetura, ndërsa i pyetur nëse femrat janë të barabarta me meshkujt, princi Mohammed është përgjigjur: “Absolutisht. Të gjithë jemi qenie njerëzore, dhe nuk duhet të ketë kurrfarë dallimi”.

Princi Mohammet vazhdon ta mbrojë vendimin e tij për arrestimin e mbi 380 princave saudit, biznesmenëve dhe ish-ministrave të qeverisë, të cilët i mbajti të “mbyllur” në një hotel luksoz.

“Ajo çfarë jemi duke bërë në Arabinë Saudite është shumë e rëndësishme dhe e nevojshme. Të gjitha gjërat që i kemi bërë janë realizuar duke u bazuar në ligjet që janë në fuqi”, ka deklaruar rreth arrestimeve.

Por, edhe pse është duke u munduar të bëjë ndryshime pozitive në vendin e tij, kritikët vazhdimisht e akuzojnë se shpenzon shuma marramendëse, derisa qytetarëve u ka vënë taksa shtesë.

Gjatë këtyre viteve të fundit, princi ka vlerë super-jahtin që kap vlerën e 500 milionë dollarëve, “pallatin francez” për 300 milionë dollarë dhe një pikturë për 450 milionë dollarë.

“Sa i përket shpenzimeve të mia private – po është e vërtetë unë jam i pasur. Nuk jam i varfër. Nuk jam Mahatma Gandi e as Nelson Mandela”, ka shtuar Salman.