Pavarësisht borës, të gjitha rrugët në Kosovë janë të kalueshme!

 

Të reshurat e fundit të borës kanë vështirësuar qarkullimin e automjeteve në komunikacion.

Por pavarësisht telasheve, të gjitha rrugët në vend janë të kalueshme.

Këtë e ka konfirmuar zëvendësministri i Infrastrukturës, Rexhep Kadriu.

“Momentalisht të gjitha rrugët janë të kalueshme edhe pse intensiteti i borës është shtuar”, ka thënë Kadriu përmes telefoni.

“Janë 16 kompani që janë në shërbim 24 orë në të gjitha rrugët – përfshirë edhe autostradën, që janë ta angazhuara për heqjen e borës dhe hedhjen e kripës”.

“Ato tash janë duke u përgatitur për shërbim edhe gjatë natës”.