Benzema befason të gjithë me ekipin e ri

Sipas ‘Le10sport’, ekipet e Ligue 1 kanë hapur një luftë për për shërbimet e Karim Benzemas gjatë verës së ardhshme.

Bëhet fjalë për ish-ekipin e tij Lyon, PSG, Marseille dhe Monaco, të cilët e shikojnë si prioritet transferimin e sulmesit madrilen.

Lyoni nuk e ka të sigurtë qëndrimin e Mariano Diaz pas interesimit të Atletico Madridit, ndërsa PSG e shikon si zëvëndësuesin perfekt të Cavanit.

Le10sport raportonn se Benzema e pëlqen një mundësi të tillë që të rikthehet në kampionatin francez, për t’iu rikthyer formës së tij të vjetër dhe për të shpresuar rikthimin tek Kombëtarja franceze,edhe pse kjo e fundit duket gjeja më e vështirë./BotaSot