Mësohet data e publikimit të projektit të ri nga Kida

Orhidea Latifi apo siç njihet në publik Kida, është aktualisht ndër emrat më të dashur të estradës.

Këngëtarja është shumë aktive me projekte të reja muzikore, e një të tillë ka njoftuar se do ta sjell shumë shpejt.

Kënga mban titullin “Ti”, ndërsa përmes rrjeteve sociale Kida njoftoi se do ta publikojë gjatë ditës së mërkurë (21 shkurt).

“Te Merkuren #Ti”, ka shkruar ajo mbi fotografinë paralajmëruese duke nënkuptuar se kënga do të shoqërohet edhe me videoklip.

Kujtojmë që projekti i fundit nga Kida është “Kce”, këngë e cila u prit mirë nga publiku.snap 168x300 - Mësohet data e publikimit të projektit të ri nga Kida