Pse disa njerëz e fotografojnë ushqimin para se ta hanë ?

Disa njerëz e kanë zakon që para se ta hanë ushqimin ta fotografojnë, dhe më pas ta publikojnë atë në rrjete sociale, më së shumti në Instagram.

Por shkenca siç duket, ka një shpjegim prapa kësaj dukurie. Gjatë një studimi të bërë vitet e fundit, ku morën pjesë 120 pjesëmarrës, u gjet se ata të cilët e fotografonin ushqimin para se ta hanin e shijonin më shumë atë më pas.

Gjysmës së pjesëmarrësve në studim iu kërkua që ta fotografojnë ushqimin para se ta hanë, ndërsa gjysmës tjetër jo. Ata që e kishin fotografuar ushqimin thanë se ai kishte shije më të mirë dhe e kishin ngrënë atë të tërin, ndryshe nga ata të cilët nuk i kishin bërë fotografi ushqimit të njëjtë.