HTC U11 – zbret çmimin për 100$

  • HTC po e zbret çmimin e HTC U11 në SHBA për 100 dollarë sepse duket se pajisja është 100 dollarë jashtë rangut të rivalëve të kohës. Modeli 64GB tani është 549 $ në vend të 649 $ dhe variant me 128GB është tani 629 $ në vend të 729 $. HTC po e ofron telefonin e saj me këtë çmim më të ulët deri më 22 shkurt.

Telefoni vjen me një ekran Super LCD 5.5 inç me një rezolucion QHD prej 2560 x 1440 pikselëve. Pajisja është mundësuar nga procesori Qualcomm Snapdragon 835, bashkë me 4GB RAM.

Opsionet e memories përfshijnë ato me 64GB dhe 128GB dhe kamerat e përparme dhe të pasme. Në pjesën e përparme të pajisjes ka një kamerë me 16 megapiksel për Selfie dhe në anën e pasme ka një opsion 12 megapiksel për foto dhe video.