Atletico Madridi përforcon vendin e dytë

Atletico Madridi përforcon vendin e dytë në kampionatin spanjoll. Madridasit janë në vend të dytë me 49 pikë, nëntë me pak se lideri Barcelona pas 22 jave të zhvilluara. Trajneri i Atleticos, Diego Simeone, ka hedhur poshtë fjalët për një luftë për titull pas fitores së skuadrës së tij me rezultat 1:0 kundër Valencisë.  “Ne jemi larg prej asaj, jemi duke u rritur si ekip. Unë do të largohem nga stadiumi duke menduar për lojtarët e mi dhe jo për ndonjë gjë tjetër. Nuk ka luftë për titull”, tha Simeone. Atletico është e fokusuar që të mbledhë sa më shumë pikë deri në fund të edicionit dhe të ruajë edhe pozitën e tanishme.