PËRDORNI QESKAT E ÇAJIT PËR RRATHËT E ZINJ TË SYVE

Rrathët e zinj poshtë syve janë një problem shumë i zakonshëm i cili mund evitohet apo të zgjidhet lehtësisht.

 

Arsyet përse shkaktohen rrathët e zinj poshtë syve mund të jenë të shumta. Ato krijohen nga lodhja,  nga të ushqyerit e pashëndetshëm apo probleme të tjera të lëkurës.

Në kushte të shtëpisë ju mund të trajtoni këtë mundësi me qeska të çajit.

Vendosini qeskat e çajit në zonën e prekur dhe lërini të qëndrojnë ashtu për disa minuta dhe do të vëreni dallimet.

Preferohet që qeskat të jenë të çajit të kamomilit, mirëpo mund të përdorni edhe qeska të cajrave të tjerë.

Për rezultate më të mira preferohet që ky trajtim të bëhet rregullisht.