Kek me Çokollatë

Përbërësit:
3 vezë, 1 gotë vaj, 2 gota sheqer, 2 gota miell, 1 lugë të çajit karbonat, 1 Pluhur pjekje, 3 lugë të gjellës kakao, gjysme gote arra, 1 vanilje.

Përgatitja:
Vezët dhe sheqerin e tundim derisa ta arrijmë të përfitojmë një krem.

Pastaj ia shtojmë vajin, kakaon, miellin, pluhur pjekjën, vaniljën, karbonatin.

Enën e pjekjës e lyeni me vaj dhe pak miell, në të e derdhni glazurën e përgatitur.

Kekun e vëni në furrë për pjekje në temperaturë 180 gradë celsius për 40 minuta.

Pas pjekjës përmbi ia derdhni çokollatën e shkrirë.

Ju bëftë mirë!