Ja sa para e bleu Werder Bremen Kosovarin Milot Rashicen

Milot Rashica mbrëmë ka kaluar testet mjekësore tek skuadra e njohur gjermane Werder Bremen, shkruan Gazeta Blic

Ish ylli i Llamkos Kosovës i cili vitet e fundit ka luajtur tek skuadra e njohur holandeze Vitesse ka bërë një hap të madh në karrierën e tij.

Këmbëshpejti sipas portalit të njohur gjerman “Bild” i ka kushtuar klubit të Werderit 7.5 milionë euro.

21-vjeçari sot prite të jetë i pranishëm në seancën stërvitore – dhe të jetë i gatshëm për 3 shkurt kundër Schalkes.