Vrapimi – 8 Dobi Shëndetësore Motivuese të Vrapimit

Të gjithë e dimë se vrapimi sjell dobi shëndetit tonë – përndryshe nuk do të vraponim nëse nuk do të përfitonim asgjë, apo jo? Është shumë e lehtë të përqendrohemi vetëm në numrat e kilogramëve që shohim në peshore dhe bel më të hollë dhe të harrojmë për ndryshimet tjera që na ndodhim nëse vrapojmë. Nëse të duhet pak shtytje dhe motivim që t’ia mbathësh vrapit që sot, ja ku i ke disa prej dobive shëndetësore nga më të mirat të vrapimit – dobi që do ju shtyjnë të lëvizni!

1. Përmirëson Shëndetin Mendor…

Njëra nga dobitë më të mira të vrapimit është efekti i saj në disponim. Vrapimi i rregullt është vërtetuar se shton disponimin e mirë dhe ndërton vetëbesimin dhe vet-vlerësimin. Vrapimi bile përdoret si trajtim për depresion mesatar. Mendo pak, ndoshta po të mungon motivimi tani, por, porsa të fillosh të pomposh këmbët ju do ti dhuroni vetës një vale lumturie. Çfarë pret? Mbathja vrapit!

2. Osteoporoza

Vrapimi i rregullt i vë në veprim eshtrat dhe muskujt, e kjo është një gjë e mirë. I stimulon eshtrat e tua duke i bërë ato që të riparohen dhe qëndrojnë të forta dhe parandalon dobësimin që shoqërohet me tu moshuar. Kjo do të thotë se gjasat tua që të vuash nga osteoporoza janë shumë më shumë të vogla. Fitore!

3. Gjumi…

Ka pasur një numër studimesh që janë bërë rreth vrapimit dhe lidhjes me gjumin dhe që të gjitha këto studime tregojnë se vrapuesit flenë më gjatë dhe e kanë më të lehtë t’i zë gjumi. Efekti i vrapimit në gjumë mbulon edhe ditët kur pushojmë, ato ditë kur nuk ushtrojmë. Do që të zë gjumi dhe të flesh më gjatë atëherë vrapo.

4. Stresi…

Vrapimi është gjithashtu vërtetuar që ndihmon në luftimin e stresit. Aha, ashtu është – nëse ia del të mirëmbash orar të rregullt vrapimi do ta shohësh se do ta kesh shumë më të lehtë të përballesh me stresin dhe mundimet në jetën tuaj dhe të ndihesh shumë më i qetë. Kjo qetësi sjell dobinë tjetër, at të zvogëlimit të niveleve të kortisolit, një materie kimike që është vërtetuar të shkaktoj që dhjami të mblidhet rreth stomakut, dhe zakonisht lirohet kur trupi ndihet në stres.

5. Humbje peshe…

Po pra, edhe kjo arsye është dashur të jetë në listë mu ashtu si keni pritur! Nëse vrapon për një orë (shembull), ju do të arrini të digjni mesatarisht 1000 kalori. Kjo është e mahnitshme! Vrapimi i rregullt është mënyra më e mirë se si të humbim peshe dhe të kthehemi në formë, dhe me ushtrime ju më pas arrini të skulptoni muskujt tuaj dhe përmirësosh top shpejtësinë tuaj.

6. Shendeti Zemrës…

Vrapimi është njëra nga top mënyrat që shtyn zemrën të pompoj dhe mbaj atë të shëndetshme. Ju do të përmirësoni qarkullimin në çdo pjesë trupi, diçka që anon të keqësohet me tu moshuar, dhe zvogëloni rrezikun e sulmit në zemër, sulmit në tru dhe shtypjes së lartë të gjakut. Shëndeti zemrës është vërtetë me rëndësi, si ka të mos jetë këtu po flasim për zemrën, kështu që ta mbash zemrën të shëndetshme ia vlen të shpenzosh energji duke vrapuar.

7. Sistemi Imunitetit…

Edhe vetë imuniteti juaj merr një shtytje shëndetësore nga vrapimi. Vrapuesit në përgjithësi forcojnë imunitetin e tyre më lehtë dhe kjo do të thotë se më pak do të vuani nga sëmundjet siç janë: ftohja dhe gripi, alergjitë, plogështia, dhembjet e shpinës, çrregullimet e sistemit të tretjes dhe bile edhe problemet mendore. Ia vlen të vraposh në mënyrë që të kursesh para nga medikamentet që përndryshe do të duhet t’i përdorësh!

8. Çehre (pamja fytyrës)…

Kjo është edhe një tjetër dobi shumë e mirë e vrapimit – çehrja juaj do të përmirësohet. Vrapimi përmirëson çehren duke përmirësuar se sa shpejt dhe me efikasitet barten materiet ushqyese nëpër trup, dhe përshpejton largimin e materieve toksike (helmeve) nga trupi. Do ta shohësh vetë se do ua pastroj fytyrën dhe dhuroj at shkëlqim që vetëm vrapuesit kanë.

Këto nuk janë të gjitha dobitë shëndetësore të vrapimit. Studimet tregojnë se vrapuesit janë më pak në ankth se sa ata që nuk vrapojnë dhe se vrapimi shton fuqinë e trurit dhe ju bënë më efikas në kryerjen e punëve. Pra, çfarë po pret? Dil dhe vrapo dhe fito këto dobi!