Shtatë Gjëra Që Bëjnë Njerëzit E Lumtur Para Gjumit

Njerëzit lindin të lumtur, megjithatë, shumë të rritur nuk e kultivojnë lumturinë dhe mendojnë që janë pa fat, por ndërsa fati ndonjëherë është mizor, ti ke në dorë një pjesë të mirë të gjërave dhe mund të ndryshosh aq sa njerëzit mund të ndryshojnë.

Çelësi i lumturisë është i panjohur për ne, por me një kërkim të vogël, janë zbuluar shtatë veprime që bëjnë, ata që janë të lumtur, para gjumit.

Luten
Të gjithë duhet ta dinë një lutje, edhe nëse nuk janë praktikantë feje. A ke takuar ndonjëherë njerëz që bien të flenë dhe zgjohen të lumtur çdo mëngjes? Kur shumë njerëz të varfër janë pyetur për arsyen e lumturisë së tyre, kanë thënë që ata luten para gjumit. Ata janë mirënjohës për një ditë jete. Nuk ka rëndësi gjendja e humorit dhe si ishte dita, lutu para se të flesh dhe do të zërë gjumi më shpejt dhe do të jesh më e lumtur kur të zgjohesh.

Lexojnë
Shqetësimi është një pjesë e pashmangshme e jetës, prandaj është e rëndësishme të mësosh si ta reduktosh nivelin para se të flesh për të luftuar pagjumësinë. Shumë njerëz të suksesshëm lexojnë një libër para gjumit. Ata thonë që kjo i ndihmon të qetësojnë trurin dhe të përgjumen. Mos lexo libra online. Fike televizorin, mbylle laptopin rreth një orë para gjumit dhe shijo një libër interesant.

Më shumë mënyra për të luftuar pagjumësinë në mbrëmje

Nuk pinë alkool
Alkooli mund të ndihmojë të qetësohesh dhe të të zërë gjumi më shpejt, megjithatë ai po aq mund të të sjellë ankth dhe të bëjë të zgjohesh në mes të natës e të ngelesh zgjuar deri në mëngjes. Njerëzit e lumtur nuk pijnë alkool, kafe apo çaj të fortë para gjumit. Qumështi i ngrohtë me mjaltë është kokteji i tyre i preferuar.

Ecin
Në vend që të shohësh TV ose të kalosh mbrëmjen para laptopit me Facebook-un e hapur, bëj një shëtitje të shkurtër kur ta lejon koha. Ecja është një ushtrim i mirë, të ngre humorin dhe të bën mirë për shëndetin. Njerëzit e lumtur e shijojnë natyrën dhe e bëjnë këtë sa herë munden. Një shëtitje menjëherë para gjumit të ndihmon të kthjellosh mendjen dhe të kesh një gjumë më të mirë natën.

Shohin yjet që bien nga qielli
Nëse qielli është plot me yje të shndritshme, shijoje para gjumit. Do luftosh stresin, do boshatisësh mendjen dhe do gjesh zgjidhje për një situatë të vështirë . Njerëzit e lumtur dinë si të shijojnë jetën plotësisht dhe vënë re edhe gjërat e vogla si yjet. Njerëzit që nuk janë të lumtur nuk shohin asgjë, përveç problemeve, luhatjet e humorit dhe mungesën e parave.

Mbajnë ditar
Ditari është gjithmonë gati për të të mbështetur dhe treguar rrugën më të mirë. Njerëzit shkruajnë ditar para se të shkojnë të flenë që t’i nxjerrin ndjenjat dhe mendimet negative ose thjesht të gjejnë një zgjidhje për problemet e tyre. Ata gjithashtu ndajnë idetë më kreative me ditarin që t’i lexojnë herët në mëngjes. Nëse nuk ke pasur ditar kurrë, ndoshta është koha për ta nisur sot këtë zakon.

Falin armiqtë
Edhe njeriu më i lumtur në botë ka armiq, kështu që mos u shqetëso nëse dhe ti ke. Por asnjëherë nuk duhet t’i lësh armiqtë të të plagosin ndjenjat, të pengojnë të jesh i lumtur dhe i suksesshëm. Njerëzit e lumtur falin gjithmonë. Koha më e mirë për ta bërë këtë është para se të shkosh për të fjetur. Mund ta bësh para se të lutesh. Kur i fal armiqtë e tu, ndihesh më mirë dhe fle më mirë. Të mendosh shumë është një zakon i keq që çon në pagjumësi. Kujtoje patjetër.

Jeta nuk është kopsht me trëndafila. Ka shumë probleme, keqardhje dhe kohë të vështira të papërballueshme. Por është thelbësore të jesh e lumtur, edhe kur do të qash. Nuk do kesh mundësi tjetër të jetosh, kështu që shijoje sot, shkruan revistaclass. Njerëzit e lumtur bëjnë shumë gjëra në mëngjes dhe para se të flenë, edhe ti mund t’i bësh për të qenë më i lumtur. Ti ke një mënyrë?