Reshjet e borës bllokojnë rrugët kryesore në Kosovë (Foto)

Reshjet e borës që kanë rënë sot në Kosovë, kanë vështirësuar komunikacionin rrugor.

Edhe pse nga Ministria e Infrastrukturës kanë thënë se gjendja e rrugëve është e kalueshme, terreni e thotë të kundërtën.

Qytetarët kanë hasur probleme në autostradën “Ibrahim Rugova”, dhe magjistralen Prishtinë-Pejë.