A DUHET PIRË UJIN KUR JEMI NË KËMBË?

Sipas parimeve të ayurveda dhe natyropatisë, duke pirë ujë në këmbë mund të ndikoni negativisht në shëndetin e organizmit.

 

“Times of India”, tha se uji në rast se pihet në “këmbët” rrëshqet drejtë në zorrë dhe nuk absorbohet në mënyrë të mjaftueshme. Prandaj kjo mund të çojë në gastrit dhe dëmtime në veshka.

Përndryshe, sipas të njëjtave parime, në mëngjes duhet pirë dy gota ujë, një gotë ujë para se të bëjmë dush, dhe një gotë para se të shkojmë në shtrat.

Sipas ayurveda, uji i pijshëm nuk është vetëm një çështje e hidrimit, por edhe parandalim i sëmundjeve.