Norvegjia ka vende pune për këto profesione dhe ofron një pagë prej 4500 eurosh

Zyra evropiane për punësim, EURES, ka publikuar një raport ku përmenden një sërë profesionesh për të cilat Norvegjia ka nevojë dhe ofron jo pak por 4 mijë e 500 euro në muaj.

Kështu, kërkohen punëtorë të profesioneve si inxhinierë, mësues, më së shumti ata të shkencave natyrore, mjekë dhe infermierë, shoferë autobusi si dhe kuzhinierë e kamarierë. Raporti i EURES-it vlerëson se Norvegjisë i mungojnë ekspertët për mekanikë, elektronikë, automatikë, hidraulikë dhe ata që kanë të bëjnë me instalimet dhe furnizimin me ujë.


Disa profesione të tjera ku ka nevojë për punonjës janë edukatorët e fëmijëve parashkollorë, psikologët dhe shoferët e taksive. Disa nga kompanitë kryesore që kërkojnë punonjës janë “Aker” “Solutions”, “FMC Technologies”, “Statoil”, “National Oilwell Varco”, “Kvaerner”, “Kongsberg Gruppen”, “Aibel”, “Roxar” i “Fabricom”.

Qëndrimi në Norvegji kërkon lajmërimin për leje qëndrimi për një periudhë prej 3 muajsh, në stacionin e policisë lokale në vend, apo pasi shtetasit e huaj gjejnë punën e duhur.

Shteti norvegjez e lejon të huajin të qëndrojë deri në gjashtë muaj në Norvegji derisa ai të gjejë një punë. Paga nuk është i vetmi përfitim i të punuarit në këtë vend, pasi studimet tregojnë se kushtet e punës atje janë ndër më humanet në botë.

Punëtorët lidhin kontratën me shkrim që përfshin 3 deri në 6 muaj punë prove, para se të firmoset kontrata afatgjatë. Paga jepet çdo muaj, ndërsa punonjësit do të punojnë 37.5 në javë, ose 7.5 orë në ditë, me një maksimum prej 40 orësh në javë. Punonjësit nën 30 vjeç kanë mesatarisht 25 ditë pushimi të paguar, ndërsa të gjithë ata mbi moshën 30 vjeç kanë 30 ditë të tilla.