Si të kemi një trup të shëndetshëm …

Ujë, më shumë se 10 gota ujë në ditë

Ujë. Pini sa të kini mundësi gjatë ditës. Rekomandimi ditor për ujë është 8-10 gota në ditë. Uji është shumë i rëndësishëm sepse ndihmon tretjen e ushqimit, shpejton metabolizmin e trupit, e shpëlan organizmin gjatë ditës dhe në të njëjtën kohë është shumë i rëndësishëm për funksionimin e kyçeve të trupit, si gjunjët dhe bërrylat. Një e mirë tjetër e ujit është që të bën të ndjehesh i ngopur, pa ngrënë shumë kalori. Gjithashtu organizmi funksionon në mënyrë optimale kur nuk është i dehidratuar. Për çdo 2% dehidratim, muskujt humbin 14 % fuqi.

Ushqim me cilësi

Konsumoni ushqim me cilësi. Trupi është si makinë dhe si çdo makinë ka nevojë për karburant për të funksionuar mirë, madje karburant me cilësi. Mbani mend, makinën mund ta ndërroni sa herë që të doni, por trupin e keni deri sa të vdisni, kështu që trajtojeni mirë. Zakonisht, 5-6 porcione të vogla ushqimi është më mirë sesa tre porcione: mëngjes, drekë dhe darkë, që ne jemi mësuar të hamë. Porcionet më të vogla treten më shpejt në sistemin e tretjes dhe i japin më shumë energji trupit. Për ato që nuk kanë mundësi për proteinë pluhur, qumështi pluhur, është pothuajse njësoj sepse ka shumë aminoacide të rëndësishme për trupin dhe shëndetin. Kini kujdes, këto porcione duhet të përmbajnë më tepër proteinë dhe më pak karbohidrate. Zakonisht 2 gram proteinë për çdo kilogram peshë trupi është më se e mjaftueshme.

Në drekë, vaj ulliri

Ky hap është pak i çuditshëm për shumë njerëz, megjithatë është shumë efikas. Pas drekës dhe darkës, hani një lugë vaj ulliri. Vaji i ullirit quhet ndryshe yndyrë e mirë (poly unsaturated), dhe ndihmon në heqjen e dhjamit nga trupi. Përveç kësaj, vaji i ullirit i jep trupit energjinë e duhur për të kursyer djegien e proteinave për energji. Ndërkohë që nuk është e rëndësishme të përdorni suplemente ushqimesh. Nuk ka nevojë të përdorësh të tilla suplemente, por vetëm nëse nuk keni kohë për të gatuar apo jeni i lodhur duke përtypur 6 herë në ditë. Përdorini me kursim. Sipas dietologëve, nëse organizmi ushqehet në mënyrë të ekuilibruar, atëherë ai është një ndër aleatët më të mirë për bukurinë.

Palestër, 3 herë në javë

Bëheni zakon stërvitjen. Të paktën tre herë në javë, në mëngjes ikni në palestër dhe vraponi, ose bëni biçikletë për 45 minuta, pastaj pas pune, rreth orës gjashtë apo shtatë bëni stërvitje me pesha për rreth 45 minuta. Është vërtetuar që diçka duhet të përsëritet 21 herë para se të bëhet zakon. Pra, të paktën 21 herë shtyjeni veten për të shkuar në palestër. Atëherë do ta ndjeni ndryshimin menjëherë. Stërvituni me një shok. Kjo mund të jetë këshilla më e rëndësishme që ju jepet. Ndjehemi gjithmonë më rehatshëm kur kemi dikë me vete. Ndaloni dhe mendoni për një minutë! Kur niseni për të blerë diçka në dyqan, gjithmonë merrni një shok me vete apo jo, për të ndihmuar dhe për të kaluar atë fazën e parehatshme të zgjedhjes së rrobave. Një arsye, për të pasur gjithmonë një shok, është se sa herë që ndjeheni të lodhur apo të stresuar, dhe s’e keni mendjen për stërvitje, e dini se shoku juaj po ju pret në palestër apo në park për t’u stërvitur. Një shok gjithashtu është i rëndësishëm për t’ju shtyrë sa më tepër për të vrapuar atë kilometrin e fundit apo për të ngritur ato dy përsëritjet e fundit të peshave. Ashtu si në jetë, çdo njeri ka nevojë për një partner për të përballuar dhimbjet e jetës. Ashtu dhe çdo njeri ka nevojë për një partner për të përballuar dhimbjet e muskujve.

Tetë orë gjumë

Çlodhuni. Nuk mund të theksohet në mënyrë të mjaftueshme. Trupi ka nevojë për çlodhje. Kur bëni stërvitje organizmi futet në një faze stresi fizik dhe vetëm çlodhja e ndihmon për t’u rikuperuar. Duhen të paktën shtatë deri në tetë orë gjumë dhe gjysmë ore gjumë pasdite është mjaftueshëm për të çlodhur organizmin. Dhjetë këshilla japin specialistët dietologë për të gjithë personat që dëshirojnë të kenë një trup të rregullt, pavarësisht moshës që kanë. Ato duhet të zbatohen me përpikmëri për të arritur qëllimin. Tetë orë gjumë dhe jo më pak rekomandohet për të gjitha grup-moshat. Nëse njeriu nuk i bën kaq orë gjumë, atëherë gjatë gjithë ditës ai do të ndjehet shumë i lodhur dhe trupi nuk do të ketë rezistencë.