Hakerat më famëkeq në botë …

Hacker attacking internet

Kevin Mitnick ishte dikur pirati më i kërkuar i kompjuterëve në botë. Ai grabiti sekrete të korporatave, ngatërroi rrjete telefonikë dhe hyri në sistemin e mbrojtjes kombëtare, e cila shkaktoi miliona dollarë dëme. Kaloi 6 vite në burg në izolim për krimet e famshme. Ato ditë janë harruar, tani është konsulent kompjuterësh dhe folës i njohur
kevin mitnick 300x259 - Hakerat më famëkeq në botë ...

Adrian Lamo pranoi shumë krime kompjuterësh drejt kompanive të tilla si “Yahoo!”, “Microsoft”, “Ameritech”, “Cingular”, “AOL Time Warner”, Banka Amerikane, “Citigroup” e shumë të tjera, por njihet më shumë për hyrjen në sistemin kompjuterik të “The New York Times”. Në vitin 2004 iu dorëzua FBI-së dhe u dënua 6 muaj burg në shtëpinë e prindërve. Tani është gazetar dhe folës i njohur.
10 most infamous and dangerous hackers of all time 6 300x200 - Hakerat më famëkeq në botë ...

Jonathan James ishte i pari i mitur, në moshën 16-vjeçare, që u burgos për krime kompjuterësh në SHBA. Shënjestrat ishin NASA dhe Departamenti i Mbrojtjes. NASA pohon se grabiti softuer me vlerë 1.7 milionë dollarësh. Më pas ai pranoi se kishte instaluar një “sniffer” në sistemin e tyre, gjë që e lejonte të shihte mesazhet e tyre.
jonathan james 1 231x300 - Hakerat më famëkeq në botë ...

Stephen Wozniak i famshëm duke qenë bashkëthemeluesi i Apple, Stephen “Ëoz” Ëozniak filloi karrierën e tij të piraterisë ‘kapela-e bardhë’ me ‘truket telefonike’ – term i përdorur për anashkalimin e sistemeve telefonike. Ndërsa studionte në Universitetin e Kalifornisë ai prodhoi pajisje për miqtë e tij, të quajtura ‘kutitë blu’, që i lejonin ata të bënin telefonata të largëta falas.
1444147938 849814 1444201059 noticia fotograma 300x168 - Hakerat më famëkeq në botë ...

Ivory Dickerson u arrestua për piraterinë në kompjuterët e adoleshenteve. Ai hynte në kompjuterët e tyre, shkruante fjalë në adresat në “MySpace” dhe u kërkonte imazhe fotografike. Më pas i kërcënonte t’i lëndonte pjesëtarët e familjes. Ai u dënua me 110 vite burg.
connolly 5192806 ver1.0 640 480 300x237 - Hakerat më famëkeq në botë ...

Max Ray Butler i njohur si Max Vision, Butlet ishte një specialist i talentuar kompjuterësh, i cili drejtonte një kompani sigurimesh. Shkoi në burg se krijoi një krimb interneti që hynte në sistemet e “McChord Air Force Base”, “NASA Marshall Space Flight Center”, laboratorët kombëtarë dhe sistemeve të Departamentit të Mbrojtjes.
max ray butler 300x150 - Hakerat më famëkeq në botë ...

Nahshon Even-Chaim, i përkiste një elite piratësh kompjuterësh të njohur si “The Realm”. Ai ishte pirati më i madh i kompjuterëve i dënuar në Australi. Shënjestrat ishin rrjetet e kërkimeve të armëve bërthamore dhe NASA. Ishte kaq i aftë sa viktimat nuk e kuptuan se po spiunoheshin derisa panë provat.
12035035 f520 300x225 - Hakerat më famëkeq në botë ...

Vasiliy Gorshikov dhe Alexey Ivanov pas një operacioni të FBI-së, Vasiliy dhe Alexey nga Rusia u arrestuan për 20 shkelje piraterie, mashtrim dhe komplot. Ata u dënuan për grabitje të 50 mijë kartave të kreditit të bankave amerikane, kompanive shitjesh në internet. Gorshikov u dënua me tre vite burg dhe pagoi 690 mijë dollarë.
20200710 photo 986 - Hakerat më famëkeq në botë ...

Jeanson James Ancheta nga Kalifornia mban 17 akuza komploti për 14 muaj pirateri kompjuterike, e cila filloi në qershor, 2004. Ai u shpall fajtor pasi mori kontrollin e qindra mijërave kompjuterëve. Ai shkarkoi në fshehtësi “Spy ëare/Ads aëare” në më shumë se 400 mijë kompjutera të infektuar, përfshirë dhe Divizionin e Armëve në Kaliforni.
axt6vktgfelfihmbt0d6 300x200 - Hakerat më famëkeq në botë ...

Markus Hess pasi u rekrutua nga KGB-ja si një spiun ndërkombëtar për të siguruar informacion ushtarak amerikan për sovjetikët, Markus Hess, një qytetar gjerman, sulmoi 400 kompjutera ushtarak. Ai u dënua me tre vite burg kur doli fajtor për spiunazh, por u lirua me kusht. Tani punon për një kompani kompjuterësh në Gjermani.
2012051816475612 db269 300x208 - Hakerat më famëkeq në botë ...

Kevin Poulson nën pseudonimin pirat Dark Dante ai gjithashtu riaktivizoi numrat e vjetër të eskortës Të Fletëve të Verdha për një njohje dhe më pas drejtoi një agjenci eskorte virtuale. Autoritetet filluan ta ndiqnin Poulson seriozisht pasi ai piratoi një bazë të dhënash hetimi federale. Poulson gjithashtu u shfaq në televizionet amerikane në Mistere të Pazgjidhura si një i arratisur.
quote for much of the internet the shortest path between two points doesn t exist kevin poulsen 117 50 63 300x141 - Hakerat më famëkeq në botë ...

Loyd Blankenship i njohur gjithashtu si Mentori, Blankenship ishte një anëtar i disa grupeve elitë piratësh në 1980, i cili luftonte për epërsi “në linjë” kundra Mjeshtërve të Mashtrimit. Sidoqoftë, pretendimi më i madh i tij për famë është ai i të qenit autor i Hacker Manifesto (Ndërgjegjja e një Pirati Kompjuterik), të cilin e shkroi dhe më pas u arrestua në 1986.
4994583 300x194 - Hakerat më famëkeq në botë ...

Michael Calce fitoi famë kur ishte vetëm 15 vjeç duke piratuar disa nga faqet komerciale më të mëdha në botë. Në Ditën e Valentinit në 2000, duke përdorur nofkën e piratit MafiaBoy, Calce lëshoi një seri sulmesh refuzim-të-shërbimeve nëpërmjet 75 kompjuterëve në 52 rrjete, të cilat ndikuan në faqe si eBay, Amazon dhe Yahoo. Ai u arrestua pasi po mburrej rreth piratimit të tij në dhomat e bisedës “në linjë”.
michael calce hacker 300x200 - Hakerat më famëkeq në botë ...

David L. Smith është autori i virusit krimb famëkeq Melissa, i cili ishte virusi i parë i suksesshëm i përhapur nëpërmjet postës elektronike në grupin e diskutimeve Usenet. Forma origjinale e virusit u dërgua nëpërmjet postës elektronike. Smith u arrestua dhe më vonë u dënua me burgim për shkaktimin e më shumë se 80 milionë dollarë në dëme.
tumblr nm54ff0Uq21upu9jqo1 500 300x175 - Hakerat më famëkeq në botë ...

Sven Jaschan u gjet fajtor për shkrimin e krimbave Netsky dhe Sasser në 2004, ndërsa ishte ende adoleshent. Viruset u gjetën përgjegjëse për 70 përqind të gjithë programeve të dëmshme që u përhapën nëpër internet në atë kohë. Jaschan mori një dënim të pezulluar dhe tre vjet liri me kusht për krimet e tija. Ai gjithashtu u punësua nga një kompani sigurie.
sven jaschan 300x194 - Hakerat më famëkeq në botë ...