Edward Snowden “zbuloi ne media materialet sekrete te SHBA dhe Britanis së Madhe” (Video)

Edward Joseph Snowden (i lindur më 21 qershor 1983) është një ish-kontraktor teknik amerikan, i cili punonte për Agjencinë e Sigurimit Kombëtar (NSA) dhe Agjencisë Qendrore të Inteligjencës (CIA). Snowden në qershor 2013 zbuloi në media materiale sekrete të SHBA dhe Britanisë së Madhe në lidhje me programet e tyre përgjuese të qytetarëve në mbarë botën.
The Guardian botoi një pjesë të materialeve dhe informacioneve të Snowden në qershor 2013 duke përfshirë detaje mbi një shumëllojshmëri dokumentesh sekrete në lidhje me metodat e përgjimit të individëve amerikanë dhe evropianë si biseda telefonike, komunikime në shërbimet internetike si dhe informacione mbi programin PRISM dhe Tempora. Snowden tha se materiali i dhëne prej tij ishte vetëm një përpjekje “për të informuar publikun për atë që është bërë në emër të tij dhe kundër tij”.
Informacionet e shpërndara nga Snowden konsiderohen si më seriozet dhe të rëndësishmet në historinë e NSA-së

(Dokumentar per Edward Snowden)