“Messenger Kids” aplikacioni i ri nga Facebook për fëmijë.

Messenger Kids” një risi për përdoruesit e rinj nën moshën 13-vjec. Aplikacioni do të jetë një mjet komunikim për fëmijët, me i sigurtë në rrjetin social dhe nën kontrollin prindëror.

Kompania e njohur Facebook lancoi të hënë aplikacionin e parë për përdoruesit e rinj të quajtur “Messenger Kids”.

Sipas kompanisë bëhet fjalë për një rrjet të kontrolluar që kërkon aprovimin prindërorë që fëmijët të komunikojnë dhe nuk do të përdoret për reklama. Fëmijët nuk do të mund ta përdorin rrjetin social nëse miqësia e tyre nuk aprovohet më parë nga prindërit e tyre. Kjo do jetë një mënyrë e sigurtë që fëmijët të shpërndajnë fotografi, video, tekste sipas nevojes së tyre.

Ndërkohë, aplikacioni është i projektuar që të lejojë fëmijët të shprehin personalitetin e tyre me anë të mekanizmave like, GIFs, frames, stickers dhe dizajnit për të dekoruar faqet e tyre sipas dëshirës.

Prindërit po i lejojnë fëmijët e tyre gjithmonë dhe më shumë të përdorin tableta, smartphone por janë të shqetësuar për mënyren e përdorimit dhe sigurisë së rrjeteve sociale. Menaxheri i “Massenger Kids”, thotë se ishin pikërisht nevojat e prindërve për siguri që i shtynë ata të krijonin një aplikacion të tillë.

Ligjërisht vetëm fëmijët mbi 13-vjec mund të përdorin facebook-un, por në realitet janë mbi 20 milion fëmijë nën 13-vjec që janë pjesë e rrjetit social.