Përbërësit:
4 vezë, 1 gotë sheqer, 1 gotë qumësht, 1 gotë vaj, 2 Pluhur pjekje, 1 vanilje, 3 lugë të gjellës kakao, 2.5 gota miell.
Për sos:
gjysmë gotë të çajit vaj, 2 gota të çajit qumësht, 1 gotë të çajit sheqer, 1 lugë të gjellës kakao.
Përgatitja:
Vezët dhe sheqerin i rrahim në një pjatë rreth 8 minuta, ia shtojmë qumështin, vajin, miellin, pluhur pjekjën, vaniljën dhe e përziejëm glazurën.
Glazurën e përgatitur e derdhim në enën e pjekjës dhe e vëmë në furrë për pjekje në temperaturë 180 gradë celsius për 40 minuta.
Përbërësit e sosit i derdhim në tenxhere dhe e përziejmë në temperaturë mesatare rreth 10 minuta.
Tortës së pjekur, pasi ti kalon ngrohtësia e parë ia derdhim sosin e përgatitur, e premë në copa të vogla dhe e shërbejmë.
Ju bëftë mirë!