“Find It On eBay” eBay mundëson kërkimin e produkteve edhe me fotografi.

E ndonjëherë ju keni një fotografi të asaj që dëshironi, por nuk e dini emrin për një stil të caktuar. E pra, tani që fotografia është e gjitha që ju nevojitet për të gjetur atë që e kërkoni në eBay.

TechCrunch raporton se eBay ka nisur kërkimin e produkteve edhe me fotografi, një funksion i ri i cili ju lejon të merrni një foto ose të ngarkoni atë nga kamera e telefonit tuaj dhe të kërkoni listat e faqeve në eBay duke e përdorur atë imazh. Një tjetër veçori e re, Find It On eBay, ju lejon të filloni një kërkim me ndonjë fotografi që gjeni në internet ose në mediat sociale.

Kërkimi i imazhit është në dispozicion në iOS dhe Android, por Find It On eBay është vetëm në Android