Kush ishte Ballaban Pasha (komandanti shqiptar i Perandorisë Osmane)

Ballaban Badera (i njohur si Ballaban Pasha) ka qënë një komandant shqiptar i Perandorisë Osmane. Një i rekrutuar në ushtrinë osmane i cili  arriti të bëhej Pasha. Flitet që Ballaban Badera ka qënë i pari i cili u ngjit në muret e Konstandinopojës dhe ishte i dobishëm për pushtimin osman në Ballkan.
Ballaban Pasha është një nga figurat qendrore në 4 vitet e fundit të jetës së Skënderbeut. Sipas Fan Nolit, Ballabani ishte shqiptar i rritur në Turqi. Ai e njihte mirë terrenin shqiptar dhe në shumë aspekte kishte aftësitë e Skënderbeut në luftime, ndaj u bë rivali i tij më problematik ushtarak.
Që në fillimet e dërgimit të Ballabanit si gjeneral kundër Skënderbeut nga Sulltan Mehmet, ai (Ballabani) për pak e zuri rob Skënderbeun në një pusi. Skënderbeu humbi katër prej pesë shoqëruesve të tij, ndërkohë që vetë, sipas Nolit dhe disa historianëve, shpëtoi falë një kërcimi të jashtëzakonshëm të kalit të tij, që mundi ta nxirrte nga terreni i thyer ku ishte rrethuar.
Edhe në përplasjen e dytë me Ballabanin, njerëzit e Skënderbeut u dëmtuan rëndë. Hakmarrja e Skënderbeut ishte e gjatë. Në dy betejat e radhës me turqit, ushtria e tij i vriste të gjithë të mundurit dhe nuk mbante më robër. Në verën e vitit 1467, Skënderbeu shpartalloi një ushtri të Jonuzit, vëllait të Ballabanit dhe e zuri rob këtë dhe të birin, Hajdarin.
Në betejën që pasoi, vetë Ballaban Pasha, i zënë ngushtë në një sulm mes ushtrisë së Skënderbeut dhe garnizonit të Tanush Topisë rrotull Krujës, u plagos për vdekje dhe vdiq më pas në shatoren e tij.