Zbuluesi i kamerës “Ibn Hajthami i njohur në perëndim me emrin Alhazen”

Ebu Ali Hasan Ibn El Hajtham, i njohur në perëndim me emrin Alhazen, konsiderohet si babai i optikës moderne.
Ka lindur me 965 në Basra (Iraku i sotëm) ku dhe i mori mësimet e para dhe vdiq në Kajro rreth vitit 1040.
El – Hajthan ishte një nga shkencëtarët më eminent i kohës dhe kontributet e tija në optikë dhe në metodat shkencore janë të pakrahasueshme, ishte një nga shkencëtarët më të hershëm që studiuan karakteristikat e dritës dhe mekanizmin/procesin e vizionit.
111111111 - Zbuluesi i kamerës "Ibn Hajthami i njohur në perëndim me emrin Alhazen"

Studjoi  në Bagdad si dhe udhëtoi në Egjipt dhe Spanjë. Pjesën më të madhe të jetës së tij e kaloi në Spanjë ku dhe aty bëri hulumtime në optike, matematikë, fizikë, mjekësi si dhe në zhvillimin e metodave shkencore.

influence ibn al haytham 01 - Zbuluesi i kamerës "Ibn Hajthami i njohur në perëndim me emrin Alhazen"Një nga studimet e para të Ibn Hajtham ishte mënyra se si lëviz syri. Ai zbuloi se lëvizjet e syrit janë të rëndësishme për ndërtimin e pamjeve të botës. Ai e kuptoi se perceptimi është një proces i madh dhe pritja e dritës nga syri është vetëm fillimi. Ai, bëri një kritikë sistematike të ideve në lidhje me vizionin në mënyrë që të eksperimentonte se drita ishte një pjesë e rëndësishme dhe e pavarur e procesit vizual. Kështu ai arriti në përfundimin se vizioni do të ndodhte vetëm kur rrezet e dritës të lëshoheshin nga një burim i ndritur ose të pasqyroheshin nga një burim i tillë përpara se të hynin në sy. Ibn Hajtham merret me shpjegimin e natyrës së dritës dhe vizionit, duke përdorur një dhomë të errët e njohur si “Camera Obscura”(Dhoma e errët), pajisja që formon bazën e fotografisë.
optimized muslim inventions ibn alhaitham 300x183 - Zbuluesi i kamerës "Ibn Hajthami i njohur në perëndim me emrin Alhazen"

“Drita, nga një skenë e jashtme kalon përmes vrimës dhe godet një sipërfaqe brenda ku riprodhohet me kokë poshtë, por me ngjyrë dhe perspektivë të ruajtur. Imazhi mund të projektohet në letër dhe pastaj mund të gjurmohet për të prodhuar një përfaqësim shumë të saktë”, – ka thënë Ibn Hajtham. Koncepti i një kamere me vrima është e thjeshtë: një kuti me një vrimë të vogël, e cila në njërën anë është në gjendje të projektojë një imazh të çdo gjëje që ndodhet jashtë në anën e kutisë brenda. Ata që njohin mënyrën e funksionimit të kamerave moderne do të vënë re se kjo është mënyra e funksionimit të kamerave në përgjithësi, por sot me shtimin e lenteve.

Ai gjithashtu studioi mënyrën se si drita ndikohet kur kalon përmes një elementi të tillë si uji apo gazi. Prej kësaj, ai ishte në gjendje të shpjegonte pse qielli ndryshon ngjyrën në muzg (rrezet e diellit goditën atmosferën në një kënd, duke shkaktuar thyerje). Nga kjo, ai ishte në gjendje të llogariste thellësinë e atmosferës së tokës. Një tjetër nga studimet e Ibn Hajtham thekson rëndësinë e kontrastit vizual. Ai e kuptoi se ngjyrat e një objekti ndikohen nga ngjyra e mjedisit të tij. Kjo do të thotë që ndriçimi i kontrastit jep arsye përse nuk mund t’i shohim yjet gjatë ditës.

Puna më e famshme e Ibn Hajtham është vepra e tij me shtatë vëllime mbi optikën “Kitab al-Manazir” (Libri i Optikës), i shkruar nga 1011 në 1021, e cila u përkthye në latinisht nga një studiues mesjetar në fund të shekullit të 12-të ose fillimit të shekullit të 13-të. Ajo u ribotua nga Friedrich Risner në vitin 1572, me titullin “Thesari i Optikës: shtatë librat e Alhazenit arab, botimi i parë: në lidhje me muzgun dhe avancimin e reve”.

Përkthimi i Librit të Optikës pati një ndikim të madh në Evropë. Prej tij, më vonë studiuesit evropianë ishin në gjendje të ndërtonin të njëjtat pajisje si ai, dhe të kuptonin mënyrën se si funksionon drita. Nga kjo, u zhvilluan gjëra të tilla të rëndësishme si syzet, syze zmadhimi, teleskopë dhe kamera.

Përveç Librit të Optikës, ai shkroi disa vepra të tjera për të njëjtën temë, duke përfshirë “Risala fi-Daë” (Traktat mbi dritën). Ai hetoi vetitë e ndriçimit, ylberit, eklipseve, muzgut dhe dritës së hënës.

Ibn Hajtham gjithashtu ishte pionier në fusha të tjera. Në 1020 dhe 1030, ai shkroi libra të shumtë në fushën e Astronomisë. Ai shkroi për gabimet e modelit Ptolemeik se si lëviznin yjet dhe planetet dhe siguroi një pamje më realiste të mënyrës së veprimit të Universit.

Në fushën e astronomisë, ai shkroi një total prej 25 veprash, si: Përcaktimi i saktë i Meridianit, Përcaktimi i saktë i Poleve, Vendndodhja e Rrugës së Qumështit, Lëvizja e Hënës, Modeli i Universit, Drita e Hënës, etj.

Ai kishte një ndikim të madh tek Isaku Njutoni, i cili ishte i vetëdijshëm për veprat e Ibn Hajthamit. Ai studioi bazën e gurëve, që më vonë do të çonte në formulimet dhe metodat e inxhinierisë që përdoren edhe sot. Ai gjithashtu shkroi për ligjet që zotëronin lëvizjen e dhe tërheqjen midis dy trupave – gravitetit (të njohur më vonë si ligjet e Neëtonit). Nuk ishte, në fakt, molla që ra nga pema që i ndriçoi mendjen Neëtonit për gravitetin, por librat e Ibn Hajthamit.

Për numrin e veprave që ka shkruar ai ka mendime të ndryshme. Thonë që ai ka shkruar 96 libra, disa të tjerë thonë që kanë qenë 200, por ajo që është e sigurtë është që vetëm 50 prej tyre kanë mbijetuar. Përkthimet latine të disa prej veprave të tij njihen se kanë ndikuar tek mendimtarët e Rilindjes Evropiane si Roger Bacon, René Descartes dhe Christian Huygens, të cilët e njihnin atë si “Alhazen”. Krateri “Alhazen” në Hënë ka marrë emrin në nder të tij, ashtu siç është edhe Asteroidi “59239 Alhazen”.

Shprehja më e famshme e tij është: “Nëse të mësuarit e së vërtetës është qëllimi i shkencëtarit, atëherë ai duhet të bëhet armik me gjithçka që lexon!”

 

Burimet:(http://www.spektrum.al)-(https://sq.wikipedia.org/wiki/Alhazen)
SHPËRNDAJE
Artikulli paraprakBiftek me Pasta
Artikulli tjetërQebapë Qengji