Ibn Sina, i njohur ne perendim me emrin Avicena

Ibn Sina, i njohur ne perendim me emrin Avicena ishte fizikanti, filozofi, enciklopedisti, matematicienti dhe astronomi më me famë ne kohen e tij.
Kontributi kryesor i tij ne shkencen e mjeksis ishte libri i tij i njohur “El-Kanun fi el-Tibb”, i njohur në perëndim “Kanuni”(sh-“Rregullat e Mjekësisë)”. asnjë shqyrtim në shkencën e mjeksis nuk mund të kompletohet pa iu referuar Ibn Sinas.
Ebu Ali el-Husein ibn Abdullah ibn Sina u lind më 981 ne Afshan afer Buharës (Azia Qëndrore). Në moshën 10 vjeçare ai u be me përvojë ne studimin e Kur’anit dhe shkencave themelore.
Stodioi logjiken nga Ebu Abdullah Natili, filozof me famë i asaj kohe, dhe studimi i filozofis përfshinte libra të ndryshëm të dijetarëve Grek si dhe musliman. Ne rinin e tij ai tregoi zgjuarësi te mrekullueshme ne mjekësi dhe ishte i njohur në rethinën. Ne moshen 17 vjeçare ai me sukses kuroi Nuh ibn Mensurin, mbretin e Buharës, nga nje semundje nga e cila te gjithë fizikantet e njohur kishin hëqur dorë. Me shërimin e tij, mbreti Mansur kishte dëshirë ta shpërblente atë, por fizikanti i ri te vetmën dëshirë e kishte që t’i lejohej perdorimi i biblotekës së pasur të mbretit.
Ibn Sina, mbas vdekjës së babait të tij udhëtoi për në Xhurxhan ky aty ai takoi bashkohasin e njohur të tij Ebu Reihan el- Beiruni. Më vonë ai shkoi në Raj dhe më pas në Hamad, ku ai shkruajti librin e tij të famshëm “El-Kanun fi el-Tibb”. Aty, ai kuroi mbretin e Hamadanit, Shems el-Deulah, për dhimbjet e barkut. Nga Hamadan ai kaloi në Isfahan (Irani i sotëm), ku aty përfundoi shkrimet e tij të shumta të shquara. Megjithatë , ai vazhdoi udhëtimin ku lodhja mentale dhe trazirat politike dëmtuan shëndetin e tij. Përfundimisht, ai u kthye në Hamadan ku edhe vdiq në vitin 1037.