Së shpejti këngë me Albanin, Miriam Cani: Në projekt do të jetë Amelia

Këngëtarja Miriam Cani ka qenë e ftuara e radhës e emisionit ‘’Top Show Magazine’’ ku ka treguar më shumë detaje rreth videoklipit të saj më të ri ‘’Meteor’’, i cili do të vijë edhe në gjuhën angleze.

Miriami ka treguar se këtë kohë e gjykoi si më të përshtatshmen për t’iu rikthyer karrierës, pas një pushimi gjatë së cilit i ka dedikuar kohë e përkushtim Amelit dhe rritjes së saj.

‘’Të duhet kohë të mësohesh me këtë rol të ri, por edhe e kam shijuar pafund. Por ishte edhe një tërheqje instiktive, kur për 13-14 vite unë nuk isha ndalur për asnjë moment”. E pyetur rreth projektit muzikor që do të sjelli në bashkëpunim me Albanin ajo është shprehur: “Është bashkëpunimi më i rëndësishëm në karrierën tonë dhe më i sinqerti”.

Ndërsa e pyetur nëse Amelia do të jetë në klipin e ri, Miriami buzëqeshi dhe nuk e mohoi një gjë të tillë.