Historia e Egjiptit të lashtë. Ja si erdhi në të vërtetë fundi

Përplasjet politike dhe shfaqja e qytetërimeve të tjera kanë ndikuar padyshim shumë në rënien e të shumëstudiuarit, Egjiptit të lashtë, por një studim i ri arkeologjik, botuar në revistën Nature Communications dhe kryer nga Universiteti i Yale, ka gjetur se origjina e fenomenit që ka ndryshuar fizionominë e shekujve të ardhshëm, ka qenë një seri shpërthimesh të mëdha vullkanike.

Hiri dhe squfuri të lëshuar nga vullkane të ndryshme (dhe të largët) ndërmjet shekujve të katërt dhe të parë para Krishtit, kanë qenë një faktor klimatik që shkaktoi rënien e dinastisë së fundit të Egjiptit, për shkak se rënia e rrezatimit diellor – prej pranisë së thërrmijave në atmosferë – u shoqërua me reshje të pamjaftueshme për të rritur nivelin e Nilit, duke shkaktuar një krizë të të korrave dhe tensione të pashmangshme shoqërore dhe politike, në një shoqëri bujqësore si ajo.

Studimi – i cili bazohet në hulumtimet e mëparshme që kanë kataloguar shpërthimet më të mëdha të 2500 viteve të fundit – ka treguar se periudhat kryesore të trazirave sociale të Egjiptit Ptolemeik (që cila zgjati nga 305 pes në 30 pes, kur vendi u bë një provincë romake) janë të lidhura me episode masive vullkanike, që kanë penguar praktikisht musonët të kalonin në Afrikën e Veriut, për të sjellë shi në burimet e lumit që kalon nëpër Egjipt, dhe të cilit vendi i detyrohej për begatinë e tij.

Deri më tani, historianët nuk ishin në gjendje që të gjenin një shpjegim bindës për disa ngjarje të papritura që çuan në rënien e gjiptianëve, por sipas një studimi të ri shkaku i vërtetë duhet të identifikohen në mungesën e reshjeve në Nil, nga i cili praktikisht varet e gjithë ekonomia e vendit, gjë që ishte shkaktuar nga efekti serrë i pluhurave të emetuara gjatë shpërthimeve.

Edhe në vitin 44 pes, kur Kleopatra ishte në komandë, dhe romakët po pushtonin Europën, ka pasur disa fenomene shumë të fuqishme natyrore: një kombinim jo i lehtë për t’u përballur nga mbretëresha heroinë, protagoniste e letërsisë në epokat e mëvonshme.

Për më tepër, nuk është e nevojshme për të shkuar aq larg në kohë për të treguar se sa shumë, shpërthime vullkanike ndikojnë në rrjedhën e ujit të lumit afrikan. Efekte të njëjtë janë parë edhe në kohë shumë më moderne, të tilla si në 939 dhe në 1783-84, kur vullkanet islandeze Eldgja dhe Laki patën një efekt të thellë negativ në prurjet e Nilit.